Kina ndërmerr masat e duhura kundër piratëve kibernetikë

Ditët e fundit, një organizatë piratësh interneti ka zhvilluar një sulm kibernetik mbi Qendrën e Monitorimit të Tërmeteve të qytetit Wuhan, në Kinë.


Nga: Dr. Enriko Ceko

Ditët e fundit, një organizatë piratësh interneti ka zhvilluar një sulm kibernetik mbi Qendrën e Monitorimit të Tërmeteve të qytetit Wuhan, në Kinë. Si rezultat i këtij sulmi, që ka tentuar të rrezikojë në mënyrë serioze sigurinë kombëtare të vendit, Kina dënon veprimet e papërgjegjshme përkatëse dhe do të marrë masat e nevojshme për të ruajtur sigurinë kibernetike kombëtare.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar së fundmi, Zyra e Menaxhimit të Emergjencave dhe Zyra e Sigurisë Publike e Bashkisë së Wuhan-it publikuan javës që shkoi një deklaratë dhe një raport të policisë, ku deklarohej se “Qendra Kombëtare e Reagimit ndaj Viruseve Kompjuterike dhe kompania “360” zbuluan se Qendra e Monitorimit të Tërmeteve në Wuhan kishte pësuar një sulm kibernetik. Ka raporte që provat paraprake tregojnë se sulmi kibernetik e ka origjinën nga ShBA-ja”, ndërkohë që nga pala amerikane zyrtarë të tillë si ndihmësi i presidentit amerikan për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, sekretari amerikan i Shtetit, sekretarja e Thesarit dhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, kanë bërë komente të njëpasnjëshme mbi të ashtuquajturin “sulm kibernetik prej Kinës kundër ShBA-së”, ndërsa zyrtarët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, arritën deri aty sat ë deklaronin se “spiunazhi është diçka që bëjnë shtetet kombe”.

Në përgjigje të këtyre deklaratave të zyrtarëve amerikanë, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës deklaroi me objektivitet dhe profesionalizëm se “siguria kibernetike është një sfidë e përbashkët me të cilën përballen të gjitha vendet”.

Duket se Kina e ka marrë shumë seriozisht këtë ngjarje, pasi në deklaratën e zyrtarëve kinezë thuhet: “Nga njëra anë, qeveria amerikane angazhohet në aktivitete keqdashëse kibernetike kundër vendeve të botës, përfshirë Kinën, ndërsa nga ana tjetër, shtrembëron vazhdimisht “teorinë e sulmit të piratëve kinezë të internetit”, çka është një standard tipik i dyfishtë dhe manipulim politik. Politizimi dhe “armëzimi” i çështjeve të sigurisë kibernetike nga ana e palës amerikane kanë penguar seriozisht përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të trajtuar së bashku sfidat nëpërmjet dialogut e bashkëpunimit dhe kanë dëmtuar seriozisht besimin e ndërsjellë ndërmjet vendeve. ShBA-ja duhet të ndalojë menjëherë keqbërjet përkatëse, të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të formuluar dhe respektuar rregullat e përbashkëta nëpërmjet dialogut e bashkëpunimit dhe të ruajë paqen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë në hapësirën kibernetike me një qëndrim konstruktiv dhe pragmatik.”

Sipas deklaratës së policisë “një qendër e monitorimit të tërmeteve të Byrosë Komunale të Menaxhimit të Emergjencave në Wuhan u godit nga një sulm kibernetik me origjinë nga jashtë shtetit. Gjetjet paraprake tregojnë se pas sulmit qëndrojnë organizata hakerash dhe kriminelë me prejardhje nga qeveria e huaj dhe ka nisur një hetim për rastin”.

Në lidhje me këtë situatë, qendra e monitorimit të tërmeteve arriti të zbulojë, kontrollojë dhe mbikqyrë në kohë pajisjet përkatëse të rrjetit dhe raportoi situatën pranë organit të sigurisë publike për hetime të mëtejshme, ndërkaq Byroja Komunale e Sigurisë Publike në Wuhan deklaroi se “sulme të tilla paraqesin kërcënim serioz për sigurinë kombëtare”, dhe dega e Jianghan e Byrosë Komunale të Sigurisë Publike në Wuhan raportoi se “ka ngritur një hetim për rastin në fjalë”.

Gjetjet nga kqyrja e rastit, të mbledhura dhe të verifikuara e ekzaminuara nga ana e një grupi ekspertësh, tregojnë se Operacionet e Përshtatura të Aksesit, të lidhura me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, organizuan qindra mijëra sulme kibernetike me qëllim që të synonin objektivat kinezë.


CFP

Sipas këtyre burimeve, kjo nuk është hera e parë që Kina pëson sulme kibernetike nga ShBA-ja. Vitin që shkoi, një universitet kinez u bë objektiv i sektorit të inteligjencës amerikane, ndërsa në dhjetë vitet e fundit nga ana e ShBA-ja janë kryer mbi 10.000 sulme, me anë të të cilave janë përftuar rreth 140G informacione.

Në lidhje me këtë sulm të fundit, Ministria e Jashtme kineze ka bërë ankesën zyrtare në Ambasadën e SHBA-së në Kinë, pasi pala kineze ka të dhëna të sigurta dhe të vërtetuara se sulmet në Universitetin Politeknik Veriperëndimor të Kinës kanë ardhur nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA (NSA).

Sipas një zyrtari të lartë kinez, “kjo nuk është hera e parë që qeveria e SHBA-së ka kryer sulme kibernetike dhe ka vjedhur informacione të ndjeshme nga institucionet kineze dhe se veprimet e SHBA-së cënojnë seriozisht sekretet teknike të institucioneve përkatëse kineze dhe rrezikojnë seriozisht sigurinë e infrastrukturës kritike të Kinës, informacionin institucional, personal, etj”.

Po sipas deklaratave publike të zyrtarëve të lartë të Kinës, “qendra ishte në shënjestër sepse shumë talente të nivelit të lartë në vend punojnë atje dhe se shumë projekte kërkimore në nivel kombëtar janë duke u kryer atje”.

Nga ana praktike teknike, hakerat, 13 persona, kishin nisur drejtpërdrejt sulmet kibernetike, duke patur mbështetjen e më shumë se 60 kontratave të nënshkruara për të mbuluar aktivitetet keqdashëse, duke zbukuar rrjetin dhe duke krijuar mjete të personalizuara për të synuar rrjetin specifik për hakerim. Ata përdorën 41 mjete për të thyer “fire walle-t”, për të vjedhur të dhënat kritike dhe për të fshirë gjurmët e tyre. E tërë kjo procedurë u tentua duke bërë përpjekje që grupi i keqbërësve kibernetikë të fshihte vendndodhjen dhe identitetin e anëtarëve të grupit kriminal, duke përdorur “jump servers”. Në tërësi kanë qenë servera të dislokuar në 17 vende si Japonia, Koreja e Jugut, Suedia, Polonia dhe Ukraina dhe adresat IP të përdorura për të kontrolluar “jump servers” janë 209.59.36.*, 69.165.54.*, 207.195.240.* dhe 209.118.143.*. Disa nga “jump servers” ishin “kompjuterë zombie” të hakuar nga NSA pa dijeninë e pronarëve të tyre. Sipas burimeve kineze, NSA u përpoq të fshihte identitetin e tyre duke blerë asete në mënyrë anonime ose përmes kompanive false si Jackson Smith Consultants dhe Mueller Diversified Systems, por hetuesit arritën të gjurmojnë identitetin e tyre të vërtetë.

Në lidhje me këtë incident me përmasa të papara më parë, Kina ka deklaruar se dëshiron të punojë me komunitetin ndërkombëtar për ta mbajtur rrjetin të sigurt.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.