Nikolla takon senatorin italian, Casini: Shqipëria, sa më shpejt në BE

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim senatorin italian Pier Ferdinando Casini, president i grupit ndërparlamentar të Italisë.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim senatorin italian Pier Ferdinando Casini, president i grupit ndërparlamentar të Italisë.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Italisë në Tranë, Fabrizio Bucci.

Nikolla shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin e senatorit Casini në fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, në të gjitha detyrat publike, si anëtari më jetëgjatë i Dhomës së Deputetëve dhe si president i saj dhe aktualisht si senator i Republikës dhe president i grupit ndërparlamentar të Italisë.

Gjatë takimit u diskutua mbi marrëveshjen e saporatifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Italinë për pensionet, zbatimin e Protokollit të Bashkëpunimit për emigrantët e paligjshëm, Partneritetin Strategjik dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh, mbështetjen e fuqishme të integrimit evropian të Shqipërisë, emigrantët shqiptarë, komunitetin arbëresh dhe qytetarët italianë në Shqipëri si ura miqësie, bashkëpunimin parlamentar mes dy vendeve, angazhimin e qeverisë italiane për mbështetjen e Kosovës, kontributin dhe mbështetjen për paqen dhe luftën e drejtë të Ukrainës etj.

Nikolla vuri në dukje se, “marrëveshja për pensionet, prej së cilës do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë në Itali dhe mbi 4 mijë italianë në Shqipëri, tregon se bashkëpunimi dypalësh u shërben interesave dhe mirëqenies së qytetarëve të të dy vendeve tona. Marrëveshja për emigrantët e paligjshëm është një shenjë mirënjohje për mbështetjen që Italia i ka dhënë emigrantëve shqiptarë, sidomos në kohët e vështira, por edhe përgjatë tre dekadave; një gjest humanizmi për këta njerëz të pashpresë; një tregues se Shqipëria po del nga pozita vulnerabël dhe po kontribuon në sistemin global të emigracionit”.

Senatori Pier Ferdinando Casini falënderoi Kryetaren Nikolla për takimin dhe vuri në dukje se bashkëpunimi italo-shqiptar vjen gjithnjë në rritje.

“Italia mbështet anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si një nevojë për stabilitetin e rajonit, kontinentit dhe më gjerë. Është shumë e rëndësishme që debatet politike të zhvillohen në Kuvend, si një institucion thelbësor i sistemit demokratik. Italia mbështet gjithashtu rolin e Shqipërisë në zhvillimet ndërkombëtare, sidomos në rajonin e Mesdheut”, u shpreh ai.

(Marrë nga ATSH)

Shqipëria uron Francën për Ditën Kombëtare: Partneriteti ynë Strategjik vazhdon të forcohet

Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Francës po rritet me projekte të reja në inovacion, turizëm dhe arsim, ndërkohë që partneriteti strategjik…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Shqipëria uron Francën për Ditën Kombëtare: Partneriteti ynë Strategjik vazhdon të forcohet

Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Francës po rritet me projekte të reja në inovacion, turizëm dhe arsim, ndërkohë që partneriteti strategjik…