Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Gonxhja: Ngjarje e veçantë në përjetimin e trashëgimisë historike

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve sot të gjitha muzetë janë të hapura dhe falas në orarin 09:00-22:00.


Drejtoria Rajonale e Turizmit dhe Kulturës, Shkodër i është bashkuar festimeve të 18 majit, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjete sociale aspekte nga aktivitetet e ndryshme që u zhvilluan në Parkun Arkeologjik Shkodër, që mirëpriti vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj të moshave të ndryshme.

🏰🇦🇱DRTK Shkodër i është bashkuar festimeve të 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve duke shënuar një ngjarje të…

Posted by Blendi Gonxhja on Saturday, May 18, 2024

“Kjo ditë e shënuar përbën një ngjarje të veçantë në përjetimin e trashëgimisë historike, ku vizitorë nga e gjithë bota janë pjesë e një sërë aktivitetesh në Parkun Arkeologjik Shkodër, duke filluar nga facepainting me motive historike, vizatime dhe skica nga të vegjlit në këndin Kalaja e Mrekullive, gatime tradicionale me shije autentike të kuzhinës shqiptare, biseda me arkeologun e qytetit Zamir Tafilica që hedhin dritë mbi historinë e kësaj kështjelle të lashtë”, u shpreh Gonxhja.

Gonxhja, veçoi se organizimeve të sotme në Parkun Arkeologjik Shkodër, nuk munguan edhe animacionet dhe muzika që solli një përjetim argëtues dhe edukativ për këtë trashëgimi të çmuar të vendit.

Dita 🌎 e Muzeve!

Nga Kruja🏰

"Muzika jonë trashëgimi kulturore" 𝘯𝘨𝘢 𝗧𝗢𝗦𝗞 𝘌𝘯𝘴𝘦𝘮𝘣𝘭𝘦 🎶 me rastin e "Ditës Ndërkombëtare të Muzeve".

📍 Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Krujë

#QendraMuzeoreKrujë #ToskEnsemble
#DitaNdërkombëtareeMuzeve #IMD2024

Posted by Blendi Gonxhja on Saturday, May 18, 2024

Dita Ndërkombëtare e Muzeve u shënua edhe në Muzeun Ikonografik Onufri.

Edukimi përmes vizatimit dhe ngjyrosjes me elemente dekorative të veshjeve tradicionale që janë pjesë e koleksionit muzeor të Muzeut Etnografik Berat, ishte në qendër të këtij aktiviteti me fëmijët.

Sipas MEKI, këtë vit janë mbi 3,500 nxënës shkollash nga gjithë Shqipëria të përfshirë në programin “Edukimi Përmes Kulturës”.

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve sot të gjitha muzetë janë të hapura dhe falas në orarin 09:00-22:00.

🏛️Program edukativ në kuadër të 18 majit, “Dita Ndërkombëtare e Muzeve”!

🎨“Mësojmë mbi restaurimin”, me nxënësit e…

Posted by Blendi Gonxhja on Saturday, May 18, 2024

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.