Rama: Të hapen rrugët në tregun e përbashkët europian, pa qenë nevoja të jemi anëtarë të BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kotorri në Malin e Zi, se duhet më shumë mbështetje dhe duhet të hapen rrugët e integrimit real në Bashkimin Evropian, pa qenë nevoja për të qenë anëtare.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Kotorri në Malin e Zi, se duhet më shumë mbështetje dhe duhet të hapen rrugët e integrimit real në Bashkimin Evropian, pa qenë nevoja për të qenë anëtare.

Në një takim me gazetarët shqiptarë, para kthimit nga Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor me BE-në që u zhvillua sot në Kotorr, i pyetur se çfarë përfiton Shqipëria nga Plani i Rritjes, Rama tha se “është e vërtetë që unë jam optimist, nuk kam qenë kaq optimist përpara, ju e keni parë, por jam gjithnjë e më shumë optimist, sepse kanë ndryshuar shumë gjëra në dinamikën e brendshme të BE-së dhe në qasjen e BE-së ndaj asaj që deri dje quhej zgjerimi, ndërsa sot është bërë ribashkimi i Europës, edhe për shkak të këmbanës së fortë të alarmit nga agresioni rus në Ukrainë”.

“Kam qenë polemist edhe përpara se të jepej mundësia që këtë ta bëja me BE-në dhe ne kemi qenë në themelin e këtij ndryshimi, sepse në mënyrë të përsëritur i kthyem takimet e atyre që na vinin për të na vizituar qoftë lider të ndryshëm të BE-së edhe përfaqësues të BE-së drejtpërdrejt në një seri ekspozimi të një studimi që bëmë mbi përfitimet reale nga qenia në BE të vendeve anëtare rrotull nesh dhe nga përfitimet reale të vendeve tona, flas për vendet e Ballkanit Perëndimor nga ndihma e BE-së”, nënvizoi Rama.

Humnera është shumë e madhe, vijoi Rama, “prandaj ideja dhe këmbëngulja ime ka qenë që në ndërkohë ne bëjmë detyrat e shtëpisë dhe duhet t’i bëjmë individualisht të gjithë, që të kemi të gjitha strukturat, mekanizmat, institucionet dhe nivelet e performancës që ta meritojmë anëtarësimin duhet të shikoni që duhet më shumë mbështetje dhe nga ana tjetër duhet të hapen rrugët e integrimi real në BE pa qenë nevoja për të qenë anëtare”.

“Pra të hapen rrugë në tregun e përbashkët europian, të hapen rrugë në të gjitha ato pjesë të strukturës së bashkëjetesës së BE-së ku vendet tona mund të përfshihen pa qenë anëtare”, tha Rama.

(Marrë nga ATSH)

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…