Hita mbledh strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria në shkolla, “prioritet mbi prioritetet”

Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi takime me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë Elbasan, Berat dhe Kukës.

Mori flakë mjeti lundrues, policia shpëton katër turistë gjermanë në Ksamil

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Ksamil ndërhynë sot në kohë për të ndihmuar 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët.

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon moshën e pranimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari firmosi sot urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar mundësitë për të rinjtë, profesionistët me përvojë dhe punonjësit që vijnë nga struktura të tjera të sigurisë.

Smart City në shkolla, Lamallari: Përfundon instalimi i kamerave inteligjente në gjimnazin “Qemal Stafa”

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, gjatë një vizite në gjimnaz, tha se “Qemal Stafa” është ndër shkollat e para që përfiton nga zbatimi i programit Smart City, i cili kombinon teknologjinë e avancuar me përdorimin e inteligjencës artificiale.

Policisë së Shtetit i shtohen 387 të rinj e të reja, Lamallari: Uniforma nuk iu jep privilegje, por përgjegjësi

Duke folur për vizionin e Policisë së Shtetit në vitet e ardhshme, kreu i MPB-së theksoi se policia e gjeneratës së re duhet të jetë një forcë moderne, profesionale dhe njerëzore, e aftë jo vetëm të reagojë ndaj krimit, por edhe ta parandalojë atë.

Lamallari: Siguria publike dhe modernizimi i policisë, prioritet i Ministrisë së Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ndau sot detaje nga takimi në Pogradec me kryeministrin Edi Rama dhe skuadrën qeverisëse, në kuadër të përgatitjeve për vitin e dytë të mandatit qeverisës.

Lamallari: Me dronë, radarë dhe mjete inteligjente, monitorim në kohë reale i akseve rrugore

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, u shpreh sot se monitorimi po kryhet përmes dronëve, radarëve dhe mjeteve inteligjente, të cilat mundësojnë ndjekjen në kohë reale të situatës në rrugë.

Humbën kontaktet në kanionet e Gradecit, shpëtohen dy turistë çekë

Dy turistë çekë, 43 dhe 76 vjeç, janë shpëtuar nga strukturat e Policisë së Shtetit pasi kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gradecit, në Skrapar.

Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin dhe linçojnë punonjësit e policisë meritojnë përgjigjen më shembullore

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi sot në lidhje me respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Lamallari: Njësi e re për krimet mjedisore në polici

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore.