Tragjedia e një shoqërie përmes fatit të një gruaje dhe fëmijëve të saj…

Një nënë i dha fund jetës, duke u vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.


Nga Anisa Ymeri

Këto janë ngjarje për të cilat e vërteta s’do të dalë asnjëherë në pah, por çfarëdo të zbulohet nga kjo histori, kushdo të shpallet “fajtor”, unë kam disa pyetje, përgjigjet e të cilave na fajësojnë të gjithëve:

– A kishte familje kjo grua? Nëse po, nëna, motra, vëllai, babai, kunata, vjehrri, vjehrra…kishin kuptuar diçka?! Nëse po, a është e mundur të mos reagonin në kohën e duhur? Nëse jo, a mundet të mos kuptosh që diçka shkon keq në jetën e bijëve/të afërmve që i dorëzohen fatalitetit në formën më tragjike të mundshme…?

– A kishin mësues 2 fëmijët e saj të rritur? Nëse po, a është e mundur të mos kishin kuptuar mizerjen në të cilën jetonin e me të cilën përballeshin çdo ditë? E them këtë sepse detyra e një mësuesi nuk është vetëm të mësojë ABC e 1,2,3

– A kishte psikologe në shkollën e tyre? Nëse po, a është e mundur të mos kish kuptuar asgjë kjo profesioniste? Nëse po, a mos duhet që kur kuptohen rastet e dhunës në familje, të referohen edhe gjetkë?

– A kishin shokë / shoqe fëmijët e rritur tashmë të mbytur? Nëse po, a është shqetësuar ndonjëri prej tyre për gjendjen emocionale të shokut e shoqes?

– A kishte fqinj kjo familje? Nëse po, a ka parë ndonjë prej tyre përtej gardhit të oborrit të vet dhe të ngrinte zërin edhe për ata që s’mundeshin?

– A kishte oficer policie zona ku banonin? Nëse po, a kish pikasur ndonjë punonjës i institucioneve, ndonjë sjellje të pazakontë?

– A kishte administratë vendore zona ku banonin? Nëse po, ndonjë prej punonjësve socialë, kish pikasur ndonjë problematikë në këtë familje?

Jemi në KURTH…!!!

Ditën që do të jemi më shumë në numër NE që mendojmë se shqetësimet e familjes ngjitur me tonën, e shokut të bankës, e kushëririt, e motrës dhe vëllait, nuk janë vetëm të tyret dhe do të reagojmë kundër çdo akti dhune, atëhere nuk do të na kumbojnë veshët e s’do të na gufojë zemra nga tragjedi të tilla.

Jemi vërtet në një KURTH të madh…!!!

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…