
Category: Ambasada e Frances
Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Campus France Albania me rastin e edicionit të ri të “France Alumni Day 2026”, mblodhi në ambientet e Institutit Francez të Shqipërisë – “KubFranceTirana” – komunitetin e ish-studentëve shqiptarë të Francës, rreth temës së këtij viti “Talente shkencore: të zbulojmë, të inovojmë, të ndërmarrim”.
Amfiteatri antik i Durrësit jehoi nga zërat magjik të 15 finalistëve në festivalin ‘Zëri i frankofonisë’.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi se, edhe gjatë vitit 2026 do të vijojë Programi i Ndihmës për Botim (PAP-FRR, PAP-AL).
Ambasada franceze në Tiranë ka reaguar ndaj sulmit me molotovë nga protestuesit e PD në Vilën 31 të Fondacionit ArtExplora, brenda së cilës ndodheshin disa artistë.
Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe qeveria franceze kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi, që synon forcimin e seksioneve dygjuhëshe shqip–frëngjisht në shkollat në Shqipëri.
Galeria e Arteve Digjitale pasurohet me KubFranceKorça, një hapësirë unike imersive që sjell artin dhe trashëgiminë franceze përmes realitetit virtual (VR), duke ofruar një përvojë krejt të re për vizitorët e çdo moshe.
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, e pyetur nga mediet në lidhje me debatin për ligjin e barazisë gjinore, theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut dhe barazisë është një vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian dhe diplomacisë franceze.
Rilindja e Liceut Franko-Shqiptar në Korçë si dhe ofrimi i programeve nga Universiteti i Teknologjisë së Compiègne në Universitetin Politeknik të Tiranës janë dy bashkëpunime me Francën që po projektohen në fushën e arsimit.
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard zhvilloi sot një vizitë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Turizmi në qarkun e Korçës ishte në qendër të takimit mes prefektit Nertil Jole dhe Rémy Privat, atashe për bashkëpunimin pranë Ambasadës së Francës në Tiranë.









