
Category: Kultura
“Kanga eme”, e grupit ATA dhe Elsa Demos, një shfaqje teatrale minimaliste solli në skenë këtë ‘Javë të Evropës’ zërin e një vajze 23-vjeçare në Shqipërinë e viteve 40.
Një pajisje e re Moviola, e instaluar në një nga mjediset e Arkivit Kombëtar të Filmit në Shqipëri, tani mund të zbulojë çdo dëmtim apo gabim, si dhe të vëzhgojë kimikatet, tensionin e filmit, rezistencën dhe gjendjen fizike në një kontroll rutinë për secilin prej 40.000 akteve të filmit 35 mm – mbi 11 milionë metra pamje të ruajtura në bobina metalike.
Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u çel me ceremoni solemne Panairi i Parë i Librit Shqip, një ngjarje që cilësohet si historike për kulturën dhe identitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) organizoi edicionin e 16-të të RockFest, te “Reja”, në kryeqytet.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte në Preshevë, ku zhvilloi një takim me Kryetaren e Komunës, Ardita Sinani
Parku Arkeologjik i Apolonisë, Muzeu i Bankës së Shqipërisë dhe Qendra Muzeore Durrës prezantuan ekspozitën fotografike mbi aspektet më të spikatura të zhvillimeve arkeologjike, tregtare dhe ekonomike të dy qyteteve antike, Apoloni dhe Dyrrah.
Grupe nga Kosova, Bullgaria, Franca, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria sollën në qytetin e Korçës një festë emocionesh duke përcjellë ritmet e muzikës folk dhe jazz.
Studioja e ngritur në AQSHF po transformon mënyrën si ruhen, restaurohen dhe përcillen veprat e trashëgimisë sonë filmike. Objektivi i AQSHF-së është digjitalizimi i të gjithë fondit prej 4,330 veprash filmike shqiptare.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” nisi edicionin e tij të 12-të në mjediset e Universitetit të Arteve.
Shkodra Elektronike dhe tingujt e ëndërrtë të “Askund” do të shoqërojnë këtë udhëtim të pazakonshëm.