
Category: D#
Një grup të rinjsh shqiptarë kanë përfaqësuar Shqipërinë në “FIRST Global Challenge”, të njohur ndryshe si Lojërat Olimpike të Robotikës, që këtë vit u zhvilluan në Panama City, nga 29 tetori deri më 1 nëntor, me pjesëmarrjen e mbi 190 vendeve nga e gjithë bota.
Drejtuesi Politik për Diasporën dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u bëri sot thirrje shqiptarëve në Venecia dhe Trevizo që të mbështesin kandidaturën e Muharrem Salihut për zgjedhjet rajonale të nëntorit në Itali.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, priti sot në një takim zyrtar komandantin e Misionit të NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi sot Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji priti në një takim zyrtar, zëvendësshefin e Shtabit të Komandës së Forcave Aleate në Europë (SHAPE) për çështjet kibernetike, gjeneralmajor Reiner Beeck.
“Retro Albania” solli këtë fundjavë në kryeqytet ekspozimin e mjeteve historike, duke nderuar koleksionistë dhe krijues të pasionuar pas automobilizmit, çka e ktheu Tiranën në një muze të hapur të trashëgimisë teknike dhe kulturore shqiptare.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ndal sot në një biznes shqiptar në Azzano Decimo, në Itali, ku punojnë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe edhe banorë vendas.
Për të gjashtin vit radhazi, qeveria shqiptare ka mbështetur mësimin e gjuhës shqipe në diasporë dhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit duke shpërndarë 117 138 tekste falas në total për nxënësit shqiptarë në shkolla dhe kurse të gjuhës amtare.
Lagjja historike “Skënderbej” në Elbasan festoi 90-vjetorin e themelimit me një ceremoni përkujtimore, ku morën pjesë kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe princ Leka, nipi i mbretit shqiptar Ahmet Zogu.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), përmes projektit Retro Albania, organizon në Tiranë një aktivitet të veçantë ndërkombëtar që synon forcimin e rolit të Shqipërisë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë automobilistike.









