
Category: Muzeumet
Muzeu Etnografik i Beratit po kthehet në një nga pikat më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj.
Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara të turizmit kulturor në vend, duke mirëpritur çdo ditë një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.
Në Vlorë, po vijojnë punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik, një projekt që po realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të rehabilitimit të Qendrës Historike të qytetit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vizitoi sitin arkeologjik të Mozaikut të Tiranës, ku u prezantua zyrtarisht aktivizimi i kësaj hapësire të re digjitale në Tiranë, nënshtruar restaurimit, ndërthurur me kërkimin shkencor dhe teknologjinë digjitale.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit organizoi dëgjesën publike në kuadër të projektit për restaurimin dhe muzealizimin e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë.
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” do të mirëpresë së shpejti Calin Kruse dhe Yana Kruse, themeluesit e “dienacht Publishing”, një prej shtëpive botuese të pavarura më të rëndësishme në Evropë, e specializuar në botimin e librave fotografikë (photobooks), librave të artistëve (artist books) dhe photozines (revistave dedikuar fotografisë).
Muzeu Etnografik i Beratit ka prezantuar dy nga objektet më të hershme arkeologjike të zbuluara në territorin e Kalasë së Beratit, një sëpatë guri dhe një çekan guri të periudhës së bronzit të hershëm.
Mbi 45 ikona të përzgjedhura nga fondi i pasur i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të prezantohen për herë të parë në Francë, në ekspozitën “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, e cila do të çelet më 13 qershor në Musée des Beaux-Arts de Chambéry
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” zhvilloi një bisedë të hapur mbi rolin e muzeve si hapësira dialogu, reflektimi dhe bashkimi, në frymën e temës së ICOM “Museums Uniting a Divided World”.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësoi rëndësinë e këtij projekti për trashëgiminë kulturore dhe identitetin kombëtar.









