
Category: Panaire
Shqipëria do të prezantohet nga data 3 deri më 5 nëntor në World Travel Market London 2026, një nga panairet dhe platformat më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë së turizmit, që zhvillohet në qendrën e ekspozitave ExCeL London, në Mbretërinë e Bashkuar.
Shtatë sipërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare po marrin pjesë këto ditë në SIAL Paris 2026, një nga panairet më të mëdha ushqimore në botë, që zhvillohet nga 17 deri më 21 tetor në qendrën e ekspozitave Paris Nord Villepinte.
Panairi Future2Tech 2026 është një nga platformat kryesore që sjell së bashku në një hapësirë të vetme institucione publike, kompani, sipërmarrës dhe aktorë të ekosistemit të teknologjisë dhe inovacionit.
Në ceremoninë hapëse ishte i pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili vlerësoi rëndësinë e panairit si një platformë bashkëpunimi dhe zhvillimi për sektorin bujqësor.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vizitoi Panairin e Mobilerisë, së bashku me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.
Bashkia Lezhë, së bashku me një numër të konsiderueshëm operatorësh turistikë të zonës, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Poloni, një event që zhvillohet për katër ditë radhazi dhe mbledh aktorët më të rëndësishëm të industrisë së turizmit.
Shqipëria dhe Kosova po ekspozojnë botimet më të reja në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig, Gjermani, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të letërsisë në Evropë, mbahet këtë vit nga 19 deri më 22 mars.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në Panairin e Punës dhe Aftësive, ku theksoi rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe përafrimit të aftësive me kërkesat e tregut të punës.
Shqipëria po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM 2026, që ka hapur dyert në Cannes të Francë, ku prezantohen projekte të shumta zhvillimi me synim tërheqjen e investitorëve të huaj.
Shqipëria po prezanton bukuritë, kulturën dhe potencialin e saj turistik në një nga panairet më të mëdha të turizmit në botë, ITB Berlin.









