Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania


Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për çështjet e fundit të zhvilluara në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndër të tjerat, ish-presidenti ka komentuar edhe veton e Greqisë ndaj Shqipërisë.

Ai tha se kjo lëvizje politike nuk i bën nder shtetit fqinj, pasi ne kemi qenë shumë korrekt në marrëdhëniet me fqinjët tanë, ndërsa shtoi se Fredi Beleri, është pretekst në këtë situatë.

“Me thënë të drejtën unë nuk jam njeri që nxis përplasje, që të nxis situata të vështira. Por Greqia, unë mendoj se duhet të bëjë kthesë. Nuk mund të vazhdohet në vitin 2023 me metoda të ’45-’50-ës. Beleri dihet se kush është, nuk po i futem kësaj.

Por të mbash një figurë si Beleri për të krijuar përplasje mes dy vendeve fqinje që kanë shumë gjëra të përbashkëta, për mendimin tim përbën qëndrime politike të vjetruara.

Sot që po tentojmë të futemi në BE, edhe Greqisë i bëhet mirë që Ballkani të pushojë se qenuri në një  situatë ku mund  të ketë të papritura. Jo të bëhet pengesë për këtë punë. Vazhdimi i një lindje të tillë politik nuk i bën nder Greqisë. Ne kemi qenë  shumë korrekt në marrëdhëniet me fqinjët. Beleri është pretekst”,-tha ish-presidenti Moisiu.

Ish-presidenti foli edhe për sulmin në Banjskë në Kosovë, ku u shpreh se Serbia nuk ndërmerr asnjë hap pa mbështetjen e dikujt tjetër e në këtë rast, ajo mbështetet te Rusia.

“Serbia vetë nuk bën asgjë, i bën me ndihmën e Rusisë. Ne duhet të mendohemi si komb se si duhet të mbrohemi, pavarësisht se jemi pjesë e NATO-së. Duhet të kemi përgatitje serioze ushtarake dhe ekonomike”,-tha ish-presidenti Moisiu.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.