Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Spanjë, u prit në një takim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare të Spanjës


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Spanjë, u prit në një takim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare të Spanjës, ku diskutoi çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve për luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera kriminale.

Gjatë takimit, ministri Balla vlerësoi mbështetjen e dhënë nga pala spanjolle për Policinë e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, sidomos sa u përket trajnimeve për luftën ndaj veprave penale të pastrimit të parave dhe për rikuperimin e aseteve të krimit.

Policia e Shtetit ka qenë një ndër përfitueset e projektit të drejtuar nga ekspertët spanjolle për “luftën kundër krimit të organizuar përmes hetimit financiar. Pala spanjolle ka drejtuar punën edhe për hartimin e një manuali për zbulimin e pastrimit të parave dhe rikuperimin e aseteve kriminale”.

Balla vlerësoi operacionet e përbashkëta të zhvilluar ndërmjet Policisë Shqiptare dhe Spanjolle, në këtë kuadër edhe operacionin “Antiskifter”, i cili ka shënuar rezultate mjaft të mira.

Ministri i Brendshëm gjithashtu kërkoi që bashkëpunimi mes dy agjencive të rritet e thellohet më tej, duke ngritur grupe të përbashkëta hetimore për goditjen e aktiviteteve kriminale, në bashkëpunim edhe me INTERPOL dhe EUROPOL.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i derisotëm dhe rezultatet e arritura e gjithashtu u ra dakord për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, sidomos në rastet e hetimeve të përbashkëta, për shkëmbimin e të dhënave kriminale për persona apo dosje të ndryshme, për zhvillimin e takimeve dypalëshe në raste operacionesh specifike si dhe ato në fushën e narkotikëve, krimeve ekonomike e financiare dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë takimit, Balla falënderoi për asistencën e ekspertëve spanjoll në kuadër të projektit (EU4FOCAL), të implementuar nga Agjencia Spanjolle FIIAPP, e mbështetur nga Guardia di Finanza e Italisë dhe Policia Kombëtare e Holandës, projekt i cili mbyllet në maj të këtij viti. Një ndër qëllimet specifike të këtij projekti ishte lufta kundër krimit të organizuar përmes hetimit financiar, të mbështetur në metoda inteligjente dhe proaktive.

Ekspertët spanjollë kanë kontribuar edhe për Institutin e Qenve të Policisë, ku janë stërvitur kafshë për identifikimin dhe gjurmimin e parasë ‘cash’.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…