Marrëveshje bashkëpunimi mes QKLL dhe Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë do të nxisin përkthimin dhe botimin e veprave letrare në të dyja gjuhët.


Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, me në fokus shkëmbimin e të dhënave në fushën e letërsisë dhe kulturës, përkthimin dhe botimin e veprave letrare në të dyja gjuhët dhe festimin e përvjetorëve të rëndësishëm në historinë e letërsisë së të dyja vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli dhe presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, Milos Iankovic.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë do të nxisin përkthimin dhe botimin e veprave letrare në të dyja gjuhët.

Të dyja palët do të ndërmjetësojnë për t’u lidhur me shtëpitë botuese, revistat letrare dhe profesionale dhe organizata të tjera eksperte nga fusha e letërsisë dhe asaj të kulturës.

Palët gjithashtu marrin përsipër të punojnë aktivisht për shtrirjen e bashkëpunimit kulturor në të gjitha fushat, projektet, ekspozitat dhe vizitat e delegacioneve të mundshme etj.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, Milos Iankovic i dhuroi drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit një fjalor dygjuhësh shqip-serbisht të hartuar në vitin 1935 nga Luk Lukaj, një personalitet shqiptar, të cilin e lidhte me Serbinë dashuria për një grua.

Fjalori përmban fjalë të vjetra shqipe që datojnë nga viti 1935, ku dallohen fjalë shqipe si: farëshkrim, baltovicë, çpërthye, çpesh, gumsoj, etj.

Kushi: Integrimi evropian duhet të ndihet në jetën e çdo qytetari

Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është vetëm një proces institucional, por një rrugëtim që duhet të përkthehet në përmirësime konkrete…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kushi: Integrimi evropian duhet të ndihet në jetën e çdo qytetari

Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është vetëm një proces institucional, por një rrugëtim që duhet të përkthehet në përmirësime konkrete…