
Category: 24/7
Mes artit dhe traditës, ekspozita “Fustanella”, e hapur në Muzeun Etnografik të Beratit, solli për publikun një nga simbolet më përfaqësuese të identitetit shqiptar.
Vizitorë nga Gjermania, Italia, Holanda, Anglia, Republika Çeke dhe Republika Dominikane shprehen se Durrësi u ka lënë përshtypje shumë pozitive, ndërsa e konsiderojnë një destinacion tërheqës për pushime familjare.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ndërkohë që vijojnë me ritme të larta punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, është hapur për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri në vend, nga të cilat 8 vijojnë aktive, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Dermatologia në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, Entela Shkodrani apelon për mbrojtje të vazhdueshme nga dielli, duke theksuar se këshillat e specialistëve nuk vlejnë vetëm gjatë pushimeve verore, por gjatë gjithë vitit, me qëllim parandalimin e kancerit të lëkurës, veçanërisht melanomës.
Kërkesa për qira afatshkurtra në Shqipëri po rritet më shpejt sesa oferta (numri i pronave të disponueshme për t’u dhënë me qira), gjë që ka çuar në rritjen e çmimeve, shkruan Arina Codreanu në gazetën javore ekonomike të pavarur moldave “Logos Press”.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al, e cila synon digjitalizimin e plotë të administrimit të kërkesave për prokurim.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vlerësoi potencialin e Elbasanit për zhvillimin ekonomik dhe turistik, duke theksuar rolin e investimeve, bujqësisë dhe agroturizmit në krijimin e mundësive të reja për qytetarët.
Shqipëria vijon të shënojë progres në zbatimin e reformave të lidhura me procesin e integrimit evropian, duke përfituar mbështetje financiare në kuadër të Planit të Rritjes (Growth Plan) të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit jubilar të 25-të të Panairit të Librit në Ulqin.









