Biden: E ardhmja e përbashkët varet nga aftësia për të punuar së bashku

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbajti fjalimin e tij të parë në sallën e Kombeve të Bashkuara duke trajtuar problemet qendrore me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbajti fjalimin e tij të parë në sallën e Kombeve të Bashkuara duke trajtuar problemet qendrore me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota, përfishirë pandeminë COVID-19, klimën, konfliktet botërore, gjendjen në Afganistan, çështjet madhore diplomatike dhe luftën kundër korrupsionit.

Presidenti Biden e hapi fjalën e tij me sfidën që përbën pandemia e COVID-19 ës për botën dhe u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të OKB-së, që të adresojnë ndryshimet klimatike.

“E ardhmja jonë e përbashkët do të varet tek aftësia jonë për të njohur humanizmin tonë të përbashkët dhe për të vepruar së bashku”, tha zoti Biden.

Zoti Biden po e mban fjalimin në një kohë të vështirë në presidencën e tij ende të re pas tërheqjes kaotike të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.

Presidenti Biden e mbrojti tërheqjen, duke argumentuar se ishte një hap i nevojshëm.

“Ne u dhamë fund 20 viteve të konfliktit në Afganistan dhe ndërsa mbyllim këtë epokë të një lufte të ashpër, po hapim një epokë të re diplomacie të pandalshme”, tha zoti Biden.

Zoti Biden u zotua se do të mbrojë interesat jetike kombëtare amerikane, por tha se “misioni duhet të jetë i qartë dhe i arritshëm” dhe se ushtria amerikane “nuk duhet të përdoret si përgjigje për çdo problem që shohim përreth botës.”

Presidenti Biden u tha delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme se SHBA synon të punojë me partnerët dhe aleatët për të ndihmuar në udhëheqjen e botës drejt një të ardhmeje më të begatë për të gjithë njerëzit./ VOA/

Lexo më shumë nga

Forcohen valutat në raport me lekun

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,77 lekë dhe këmbehet me 95,87 lekë, ndërsa…

Global 360

Trump bisedon me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund…

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Forcohen valutat në raport me lekun

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,77 lekë dhe këmbehet me 95,87 lekë, ndërsa…