Marrëveshja me Italinë për pensionet, Gonxhja: Mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali përfitues të drejtpërdrejtë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se kjo marrëveshje ka si qëllim mbrojtjen shoqërore për shtetasit e dy vendeve, bazuar në përvojën ndërkombëtare dhe legjislacionet respektive në fuqi.


Kuvendi nisi sot shqyrtimin e marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se kjo marrëveshje ka si qëllim mbrojtjen shoqërore për shtetasit e dy vendeve, bazuar në përvojën ndërkombëtare dhe legjislacionet respektive në fuqi.

Përmes saj, tha Gonxhja, konfirmojmë vullnetin dhe angazhimin e qeverive për thellimin e bashkëpunimit dhe çuarjen para të marrëdhënieve diplomatike.

“Kjo marrëveshje që paraqesim sot shënon një garanci shtesë për qytetarët e dy vendeve tona. Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht vendit ku ka punuar, duke mundësuar kushtet ligjore për përfitimin e pensioneve, përfitimin e sigurive shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë në punësim dhe të ardhura”, theksoi ai.

Objekti i kësaj marrëveshje, vuri në dukje ai, janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë, sigurime për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjet dhe sigurimin e papunësinë”, tha ai.

“Përfitimet nga skema italiane përfshijnë sigurimin e përgjithshëm të detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar; trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar në sektor të ndryshëm dhe trajtimin e ndarë të këtij sigurimi të përgjithshëm të detyruar; sigurimin për sëmundjet ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe barrëlindja; sigurimi i papunësisë dhe skemat e posaçme zëvendësuese dhe të veçanta të sigurimit të krijuara nga kategori të caktuara punonjësish”, deklaroi ai.

Ai tha se e drejta e qytetarëve për përfitimin nga skema e sigurimeve shoqërore lind në momentin e daljes në pension dhe shtetasve të kenë të njëjtat të drejta dhe detyrime për mbrojtjen shoqërore, ashtu sikundër dhe vendasit.

“Marrëveshja parashikon që periudha e sigurimit e realizuar në njërin shtet të njihet edhe nga shteti tjetër, me kusht që të mos mbivendosen. Çdo person ka të drejtë të tërheqë përfitimin e siguruar kudo ku ai ndodhet. Bashkimi i periudhave kontributive, për të përmbushur afatin minimal (në rastin e Shqipërisë, prej 15 viteve) që duhet për të përfituar pension”, u shpreh ai.

Sipas tij, janë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje dhe rreth 4 mijë shtetas italianë në Shqipëri.

“Marrëveshja tregon angazhimin e qeverisës shqiptare për garantimin e mbrojtjes shoqërore të shtetasve shqiptarë kudo ku ata punojnë dhe jetojnë”, tha ministri.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi dhe marrëveshjet me Malin e Zi, e Bullgarinë. Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë dhe Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministri deklaroi se qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën.

(Marrë nga ATSH)

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…