Rama dhe Spiropali takim me ministrin bavarez për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pritën në një takim në Tiranë ministrin për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Landit të Bavarisë, Eric Beibwenger.


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pritën sot në një takim në Tiranë ministrin për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Landit të Bavarisë, Eric Beibwenger.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ndau momente nga ky takim.

“Shteti i Bavarisë është kthyer në një partner të vyer dhe mbështetës të palëkundur të zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Shqipërisë, duke intensifikuar dhe përshpejtuar bashkëpunimin në të gjitha fushat”, tha Spiropali.

Më herët Beibwenger u prit në takim nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani me të cilin bisedoi lidhur me hapat konkretë për të nxitur bashkëpunimin në rritjen e investimeve bavareze në sektorët e energjisë së rinovueshme, turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri.

Lexo më shumë nga

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…