“The Independent”: Shqipëria – destinacioni i ri mesdhetar

Shqipëria mund të jetë destinacioni tjetër mesdhetar i mrekullueshëm, tha shefi i kompanisë më të madhe të pushimeve në Evropë TUI.


Shqipëria mund të jetë destinacioni tjetër mesdhetar i mrekullueshëm, tha shefi i kompanisë më të madhe të pushimeve në Evropë TUI.

“Është një vend i mrekullueshëm”, tha Sebastian Ebel, shefi ekzekutiv i Tui, për “The Independent”.

“Unë jam një adhurues i Shqipërisë dhe mendoj se duhet dhe mund të bëjmë më shumë. Është në axhendën tonë. Mendoj se perspektiva është e madhe dhe nuk do të habitesha nëse fillojmë një program të rëndësishëm atje”, tha ai.

Ebel tha se 10 vjet më parë, kur ai iu bashkua bordit ekzekutiv të Tui, ai kishte propozuar mundësinë për të përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve më të mira per pushime.

Aktualisht, i vetmi aktivitet i Tui në Shqipëri është fluturimi dy herë në javë nga dega belge e kompanisë nga Brukseli në kryeqytet, Tiranë.

Linjat ajrore buxhetore tani kanë një program masiv nga Britania e Madhe. “Ryanair” dhe “Wizz Air” kanë secili nga tre fluturime ditore për në Tiranë nga qendrat e tyre në Londër, përkatësisht Stansted dhe Luton.

“Ryanair” gjithashtu fluturon nga Birminghami, Bristoli, Mançesteri dhe Edinburgu për në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza të kryeqytetit.

Marlene dhe Bernard Kayley, nga Preston, sapo janë kthyer nga një udhëtim në Shqipëri, të cilët kaluan pesë ditë të mrekullueshme.

Ata e ndanë kohën mes kryeqytetit dhe resortit kryesor, Durrësit.

Në këtë të fundit, Marlene tha: “Hoteli ynë, “Vila One Beach” ishte pranë një plazhi të bukur dhe të pastër. Shefi i shkëlqyer i hotelit na ofronte çdo natë kuzhinë tradicionale shqiptare. Ne do të kthehemi sërish në Shqipëri”.

“Ne synojmë një turizëm të nivelit të lartë në Shqipëri”, tha në dhjetor, ministrja e Turizmit të vendit, Mirela Kumbaro për “The Independent”.

Nga të gjitha vendet e Evropës Lindore, Shqipëria përjetoi periudhën më të gjatë dhe më shtypëse nën regjimin komunist në pjesën e fundit të shekullit të XX.

Pothuajse asnjë turist nuk u lejua të vizitonte vendin gjatë diktaturës 40-vjeçare të Enver Hoxhës.

Por, një kompani e vogël në atë kohë, “Regent Holidays”, filloi të sillte vizitorë nga Britania e Madhe në vitet 1970.

Ish-drejtori Neil Taylor kujton: “Gjatë viteve 1970 dhe 1980 ne dërgonim rreth 12 grupe në vit atje”.

“Shumëllojshmëria e klientelës ishte thirrja më e madhe. Ne, ndoshta në mënyrë tendencioze, reklamuam në “Daily Telegraph” dhe në “Morning Star” për t’u siguruar që njerëzit që normalisht nuk do t’i kishin kushtuar gjithë ditën njëri-tjetrit, papritur duhej të silleshin së bashku në grup për 10 ditë”, tha Taylor.

“Grupi përfshinte të pasur, me një ndjenjë të paqartë se çfarë ishte komunizmi; akademikë që mbanin shënim çdo fjalë që thuhej dhe që blinin çdo botim në anglisht; revolucionarë të egër të vendosur për të gjetur parajsën në Shqipëri”, shtoi ai.

(Marrë nga ATSH)

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…