60 viktima nga sulmi kamikaz në një xhami në Afganistan

Një sulm kamikaz la të paktën 60 persona të vdekur dhe 107 të tjerë të plagosur në Kunduz të Afganistanit. Raportohet se sulmi ndodhi në një xhami Shiite.


Një sulm kamikaz la të paktën 60 persona të vdekur dhe 107 të tjerë të plagosur në Kunduz të Afganistanit. Raportohet se sulmi ndodhi në një xhami Shiite.

“Deri më tani kemi pritur më shumë se 90 të lënduar dhe më shumë se 15 viktima, por numrat do të ndryshojnë. Po vijojmë që të presim njerëz,” u shpreh një anëtar i Mjekëve pa Kufi për AFP.

Kurse, një biznesmen që kishte shkuar në spitalin rajonal të Kunduz-it për të parë nëse mjekët kishin nevojë për gjak, përshkroi skena horrori.

“Pashë më shumë se 40 viktima. Ambulancat po ktheheshin nga vendi i ngjarjes duke transportuar persona të pajetë.”

Bilanci i viktimave pritet që të rritet. Pamjet e publikuara nga mediat janë të rënda dhe tregojnë njerëz të gjymtuar e gjakosur të shtrirë në tokë. Talebanët konfirmuan se bëhet fjalë për sulm kamikaz ndërsa shtuan se një ekip i Forcave Speciale ndodhet në skenë duke investiguar. /

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”