“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”


Tek ish-Piramida është çelur Ekspozita “LIRI PËRMES ARTIT 2”, bashkëpunim i Caritas Albania – Shqiptar me Ministrinë e Drejtësisë.

Kjo ekspozitë është një instalacion i dytë i punimeve të realizuara nga fëmijë, të rinj, gra të programeve “Shtegu i Mundësive” dhe “Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri”.

Ekspozita shfaqet si një triumf mbi përvojën e një jete të jetuar, kryqëzimeve të fateve dhe të të parit përtej errësirës, ku shpeshherë vetë jeta na vendos në sprovë.

Në hapjen e kësaj ekspozite patëm kënaqësi që të kishim prezent autoritete të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fjala përshëndetëse e Drejtoreshës së Caritas-it Shqiptar, Znj. Juljana Reso – ” Sot po hapim një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar.. Një ekspozitë me shumë autore, artistë: fëmijë, të rinj, gra. Këta artista nëpërmjet punimeve të tyre duan të na tregojnë shumë. Ata duan të na tregojnë për botën e tyre, për vështirësitë, sfidat, ëndrrat, por ata më shumë duan të na tregojnë se sa të zotët janë, prandaj meritojnë gjithë vëmendjen dhe mbështetjen tonë”.

Z. Tedi Dobi, Zv.Ministër i Drejtësisë – është shprehur se pavarësisht sfidave të tyre të jetës, të dënuarit në konflikt me ligjin kanë arritur të shprehin një liri dhe ngrohtësi që na frymëzon dhe inkurajon.”

Znj.Greta Lekaj- Drejtuese e PR,Përgjegjësisë Sociale dhe Marketingut, Raiffeisen Bank , – tha në fjalën e saj se “RaiffeisenBank ka bashkëpunuar me Caritas Shqiptar, për të mbështetur dy Qendrat Ditore për edukimin shkollor dhe qytetar të fëmijeve dhe të rinjve.

“Raiffeisen Bank se bashku me fondacionin Stepich Charity CEE kemi mbeshtetur 2 qendrat ditore te Caritas Albania, per 3 vite radhazi

Jemi te lumtur qe kemi kontribuar qe keta femije te kalojne diten ne nje ambjent edukues, jo vetem ne aspektin e arsimot por edhe ate qytetar, ku kane marre shume njohuri si per menyrene jetes si edhe kane zhvilluar aftesi te ndryshme artistike ose ne punedore. Si keto qe po deshmojme sot

Jemi te impresionuar nga keto punime qe po shikojme dhe dua te pergezoj artistet e rinj dhe mesuesit qe I kane drejtuar.

Ju uroj suksese dhe inkurajojme sa me shume kompani dhe biznese te kontribuojme ne pergjegjesine sociale dhne ne komunitet per nje te ardhme sa me te mire”.

Ajo theksoi se është shumë e rëndësishme që edhe biznesi të marri përgjegjësi sociale duke bashkëpunuar me shoqërinë civile”

Ekspozita ka pjesë të botës se fëmijëve dhe të rinjve në kushte të vështira ekonomiko-sociale, por me një pafundësi perjetimesh, emocionesh dhe ëndrrash. Arti i tyre tejkalon problemet, vështirësitë dhe krijon një “dritë” se e nesermja do jetë më e mirë.

Veprat e ftojnë publikun të udhëtojë edhe nëpër “shtigjet” e ndjesive që personat në konflikt me ligjin, kanë përjetuar përgjatë procesit krijues të punimeve artistike të tyre.
Vetëm arti ka fuqinë të na tregojë botën e këtyre personave plot ngjyra, ide, përmasa që shoqëria nuk i ka parë në përditshmërinë e zhurshme.

Arti i ka bërë ata të komunikojnë me veten, me mua, me ty me të gjithë ne!

Caritas-i Shqiptar është një dorë e zgjatur pa kushte karshi kujtdo nevojtari që gjendet në udhëkryq, prandaj ju ftojmë që të na takoni në këtë eksperiencë unike.

Ekspozita do vazhdojë të jetë e hapur për publikun e gjerë, nga datat 4-6 Maj/ ora 09:00-21:00.

Nga Juliana Reso,
Drejtoreshë e CARITAS Albania

I nderuar zoti Dobi
Te nderuar Ambasador
E nderuar Zonja Lekaj
Të nderuar drejtues Institucionesh qendrore dhe lokale.

Së pari, ju falenderoj për pjesëmarrjen në këtë aktivitet të organizuar nga dy Institucione: Caritas Shqiptar dhe Ministria e Drejtësisë. Sa bukur kur shoqëria civile dhe Institucionet Qendrore janë në koherencë me politikat, shërbimet dhe aktivitetet në ndihmë të personave, grupeve më në nevojë.
Sot po hapim një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”. Një ekspozitë me shumë autore, artistë: fëmijë, të rinj, gra. Këta artista nëpërmjet punimeve të tyre duan të na tregojnë shumë. Ata duan të na tregojnë për botën e tyre, për vështirësitë, sfidat, ëndrrat, por ata më shumë duan të na tregojnë se sa të zotët janë.

Jam shumë e lumtur sot si Drejtor i Caritas-it Shqiptar t’ju ftoj në këtë ekspozitë e cila do të sjelli një dimesion tjetër të këtyre kategorive në nevojë. Nuk jemi sot për të thënë sesa shumë ata vuajnë shpirtërisht, emocionalisht, ekonomikisht, por sot duam të tregojmë forcën e tyre nëpërmjet krijimit.

Liria është shumë e rëndësishme për çdo individ dhe liria nuk është thjesht privimi saj. Liria është në çdo ditë të jetës në mënyrën sesi ne veprojmë, si mendojmë, si përfshihemi, na përfshijnë ose përjashtojnë në shoqëri. Secili nga ne lind i lirë dhe duhet që gjatë gjithë jetës të mendojë dhe veprojë si i lirë pavarsisht rrethanave. Ndoshta jeta, gabimet në momente të caktuara mund të na privojnë lirinë, por forca jonë për ta rigjetur është shumë e rëndësishme.

Caritas Shqiptar ne kete rrugetim per te realizuar misionin e tij ne ndihme te grupeve me te margjinalizuara te shoqerise shqiptare nuk ka qene I vetem per kete arsye dua te falenderoj:
• Ministrine e Drejtesise qe na ka besuar ne inisiativa jo te lehta per Institucionet ku Caritas Perfshihet. Ky besim ka qene nje pergjegjesi e madhe per ne.

• Drejtorin e pergjithshme te burgjeve e cila qe prej vitit 2009 ka qene bashkudhetare ne punen tone ne dy Institucionet.

• Dy drejtueset e IEVP Ali Demi dhe Institutin e Minoreve Kavaje se bashku me stafet e tyre, te cilat kane qene bashkpuntore te aferta ne kete project te Caritas Shqiptar.

• Drejtuesen dhe stafin e Qendres per parandalimin e Krimeve te te miturve dhe te rinjeve per bashkpunimin ne integrimin social te te miturve.

• Nje falenderim per Bashkite Cerrik dhe Kamez te cilat prej 15 vitesh jane bashkepunues me stafin e qendrave ditore te Caritas Shqiptar. Falenderim per kryetaret e bashkive, sherbimin social, njesite per mbrojtjen e femijeve dhe cdo staf qe eshte perfshire ne bashkpunim.
• Falenderim per Drejtoret dhe stafin pedagogjik te shkollave ne te dy zonat ku jane qendrat ditore.
• Nje falenderim shkon per te gjithe partneret e Caritas Shqiptar te cilet kane bere te mundur realizimin e ketyre projekteve dhe te kesaj ekspozite: Caritas Gjerman, Caritas Francez, Stepic Charity, Renovabis dhe Raiffeisen Bank.

Nje vend special dhe falenderimi me I madh shkon per femijet, te rinjte, grate, minoret te cilet sot ne kete ekspozite flasin me veprat e tyre. Sot ata na tregojne talentin dhe kapacitetin e tyre. Sot ne jemi ketu per ta dhe per te treguar qe do jemi serish per ta ne te ardhmen.

Te gjithe ju qe jeni te pranishem sot , jeni miqte e ketyre artisteve te cilet kane nevoje per me shume mundesi. Ne te gjithe se bashku mund te bejme me shume per ti dhuruar atyre nje te ardhme me te mire.

 

Nga Ph.D. OLTSEN GRIPSHI

Kurator i ekspozitës

 

Caritas-i Shqiptar është një institucion i themeluar nga Konferenca Ipeshkvnore Katolike Shqiptare, që ka si fokus kryesor varfërinë dhe drejtësinë sociale në Shqipëri.

 

Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cenueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara.

 

Ndiq “DashArt.al” në Facebook

 

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas-i Tiranë-Durrës, Caritas-i Shkodër-Pult, Caritas-i Sapa, Caritas-i Lezha, Caritas-i Rrëshen dhe Caritas-i Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

BRENDA RRETHIMIT TË MISHTË

 

Në të mprehtë të dy realiteteve

Në të lulëzuar të dritës,

Në perëndim të natës

Në të kapërcyer të frikës

 

Brenda ngjyrë vjollcë

Jashtë ngjyrë mjaltë të praruar,

Lëngëzohet koha

Brenda rrethimit të mishtë pjalmohen ditët dhe natyra

 

Në një pikë mes dy botëve

Mbetur varur mbi rrethimin e mekur,

Brenda thërret ndërgjegjja

Jashtë oshtin heshtja,

 

Hijeve të mia letargjike në pritje i shpërbërë

Erë kundëmuese ilaçesh që vetë hijen mbajnë gjallë,

I ndarë në dysh nga rrethimi i mishtë

Tashmë u mësova, nuk dua të dal më në dritë

 

Brenda meje bie shi i rrëmbyeshëm, vetëtimat shkrepin flakë

Jashtë kundërmon aromë lulesh limoni, portokalli dhe lilakë,

E shkuara vërtitet mureve të rrudhura të mendjes sime

Përtej rrethimit të mishtë lejlekët folezën ngrenë mbi krye të ekzistencës time.

 

 

 

Kjo ekspozitë është një ndër të vërtetat e shoqërisë shqiptare. Një ekspozitë, e cila bën bashkë përjetime, qasje, situata dhe gjendje të larmishme psikoshpirtërore, duke na bërë të reflektojmë mbi vlerën e jetës dhe të të jetuarit të saj. Punimet e realizuara me teknika të ndryshme artistike, nga pirografie e deri tek prodhimet artizanale na udhëheqin drejt një përmase, ku gjithkush gjen veten të materializuar në çdo punim artistik.

 

Jemi përballë një realiteti, ku duket se koha është ndalur së ecuri; ku dielli duket sikur nuk ka më atë shkëlqimin e dikurshëm; ku nënvetëdija tashmë i ka lënë vend vetëdijes për të perceptuar e për të parë të vërtetën në sy. Një e vërtetë e shenjuar nga gjurma njerëzore, fenomenologjia e së tashmes shqiptare që mbartet nga fenomene të ndryshme të shoqërisë në të cilën të gjithë ne jemi pjesë.

Ekspozita shfaqet si një triumf mbi përvojën e një jete të jetuar, kryqëzimeve të fateve dhe të të parit përtej errësirës, ku shpeshherë vetë jeta na vendos në sprovë. Veprat e ekspozuara shfaqin subjekte të thjeshta në dukje, por shumë të thella për nga përmbajtja simbolike, sepse nën petkun e tyre fshihen lotët e pendesës së një nëne për bijtë e saj, që e presin jashtë nën mburojën e kaltërsisë së qiellit pa kufij. Të një djaloshi, apo vajze që rastësia i takoi me pabesinë e fatit të tyre, apo të shumë grave të tjera, jeta e të cilave nuk njohu asnjëherë shkëlqimin e asaj çfarë në të vërtetë një GRUA përfaqëson, për vetë ekzistencën e vijueshmërisë së jetës. Gra të dhunuara, të poshtëruara e të braktisura udhëve të zbrazëta të meshkujve, të cilët harrojnë se dora e vënë mbi një grua, është dora e vënë mbi burimin e jetës.

 

Ekspozita e fton publikun të prekë nga afër dhimbjen dhe përjetimet e këtyre individëve, gjë, e cila mishërohet në imazhin e duarve të shtrënguara fort me rruzaren e Kryqit të Shenjtë mes tyre. Një simbolikë kuptimplotë që i mbush ata plot shpresë për të tashmen e ngujuar dhe të ardhmen e paqartë.

Caritas-i Shqiptar është një dorë e zgjatur pa kushte karshi kujtdo nevojtari që gjendet në udhëkryq, duke mbushur zbrazëtinë njëngjyrëshe të monotonisë pas hekurave të cilitdo, me ngjyrat e jetës që ndodhen jashtë tyre. Askush nuk është i mbrojtur përballë gabimeve, apo asaj që jeta ka rezervuar. Gjithkush në një çast dobësie bie preh e grackës së pabesisë së fatit, por ne si shoqëri do të duhet të dijmë se bashkë mund t’ia dalim dhe këtë mision e mishëron më së miri, largëpamësia e Caritas-it Shqiptar. Kjo, sepse mbështetja ndaj të pamundërve është shkalla sipërore e të bashkëjetuarit në komunitet, duke bashkëndarë jo vetëm gëzime, por mbi të gjitha momente të vështira, përballë secilës, e ardhmja ngjason me fundin e një tuneli pa rrugëdalje.

 

Mbështetje e shpërfaqur dita-ditës me përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në qendrat ditore, aty, ku ata gjejnë një strehëz për të zbutur sadopak situatën e veshtirë sociale dhe ekonomike, e cila ndikon për rrjedhojë në shkollimin dhe formimin e tyre, që më pas u mundëson atyre integrimin me dinjitet në shoqëri. Caritas-i Shqiptar ka bërë që këta fëmijë dhe të rinjë të gjejnë vetveten, duke iu mundësuar atyre të gjitha gjërat e nevojshme për të rritur vetëvleresimin, të edukohen, të njohin veten dhe talentet që mbartin brenda vetes. Një proces gjithëformues për integrimin e këtij target grupi në nevojë, jo vetëm si pjesë e një shoqërie të shëndoshë plot vlera, por mbi të gjitha duke i paraprirë pasojave të rënda që mos shkollimi dikton udhën e ardhshme të jetëve të tyre. Udhë të cilat i shpien ato drejt dhunës, përdorimit të lëndëve narkotike dhe përvetësimit të veseve të çfarëdolloj natyre e për rrjedhojë në përplasje me ligjin dhe pasojat e tij.

 

Në këtë këndvështrim, arti ka luajtur një rol thelbësor, aq sa nëpërmjet tij ata kanë arritur të shëmbëllejnë botën ku jetojnë me ndjesinë e përjashtimit dhe veçimin që varfëria krijon me pjesën tjetër të shoqërisë, duke i strukur këta fëmijë dhe të rinj brenda guaskës së ëndrrës për një jetë më të mirë.

 

Ekspozita ka pjesë të botës se fëmijëve dhe të rinjëve në kushte të vështira por me një botë pafund perjetimesh, emocionesh dhe ëndrrash. Çdo fëmijë nëpërmjet artit ndërton botën ashtu thjeshtë në mënyrën e vet. Arti i tyre kalon problemet, vështirësitë dhe krijon një dritë se e nesermja do jetë më e mirë.

Ekspozita është e ndërtuar në mënyrë të atillë, ku çdo vepër e realizuar nga personat që gjenden në institucionet e vuajtjes së dënimit IEVP “Ali Demi” dhe IM Kavajë, shpreh dhe përcjell tek publiku përjetimin e gjithkujt brenda këtyre dy institucioneve. Veprat e ftojnë publikun të udhëtojë nëpër “shtigjet” e ndjesive, botëkuptimeve, qasjeve dhe emocioneve që këta persona në konflikt me ligjin, kanë përjetuar përgjatë procesit krijues të punimeve artistike të tyre.

 

Arti pamor mbart një magji në vetvete, aq sa kontakti me të, të përfshin dhe të nxit imagjinatën që atë çfarë këta persona nuk mund ta shprehin me fjalë, por mund ta rrëfejnë përmes imazhit. Një mënyrë kjo, e cila ngre brenda secilit prej tyre një dialog të heshtur, për të reflektuar mbi të kaluarën, për të njohur më mirë veten dhe aftësitë që ata zotërojnë, duke i vendosur më pas në shërbim të jetës, pas daljes nga një izolim i përkohshëm rehabilitimi, situate të vështirë, tejkalimit të problemeve vetjake e familjare.

 

Ndaj ekspozita rrok disa përmasa të këtyre personave, atë, të së tashmes gri dhe të dëshirës për të jetuar e për më tepër, për ta parë jetën dhe vlerën e saj me sytë e ndërgjegjes.

 

Arti ka fuqinë të na tregojë botën e këtyre personave plot ngjyra, ide, përmasa që shoqëria nuk i ka parë në përditshmërinë e zhurshme. Këta persona shpeshherë në përditshmërinë e tyre janë ndjerë të pashpresë, pazë, të padëgjuar, pamundësi. Arti i ka bërë ata të komunikojnë me veten, me mua, me ty me të gjithë ne.

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.