Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor


Komandanti suprem i Forcave të NATO-s për Evropë dhe komandanti i Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane, Christopher Cavoli, tha se NATO ka marrë vendim për shtimin e forcave rezervë në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe EUEFO-Altea në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai në një seancë dëgjimore para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të SHBA më 11 prill tha se së paku dy misione të fokusuara janë nisur me qëllim të mbledhjes së më shumë informacioneve dhe kuptimit më të mirë të ngjarjeve në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Pasi kemi bërë auditimin e plotë të KFOR-it, kemi arritur në përfundimin se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe forca më të forta. Ky proces është në vazhdim. Ne do të sjellim më shumë pajisje të rënda në terren, si dhe më shumë njerëz”, tha ai.

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai vuri në dukje se aktivitetet e Rusisë për të nxitur tensionet mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve etnikë kanë për qëllim dobësimin e vendit dhe parandalimin e thellimit të lidhjeve me BE-në dhe NATO-n.

“Politika etno-nacionaliste e pengon Bosnjën dhe Hercegovinën të miratojë reformat e nevojshme politike, ligjore dhe ekonomike që do të çonin përpara integrimin e saj euroatlantik,” vuri në dukje gjenerali amerikan. Ai shtoi se Republika Serbe po përpiqet të dobësojë fuqinë shtetërore dhe marrëdhëniet e BeH me BE dhe NATO, duke mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë. /Kosovapress/

Lexo më shumë nga

Aplikimet për në Akademinë ‘West Point’ në SHBA, nëntogerët Hilaj dhe Shkëmbi: Eksperiencë e jashtëzakonshme

Qendra e Personel Rekrutimit, kërkon të rekrutojë kandidatë për studime në Akademinë Ushtarake të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Aplikimet për në Akademinë ‘West Point’ në SHBA, nëntogerët Hilaj dhe Shkëmbi: Eksperiencë e jashtëzakonshme

Qendra e Personel Rekrutimit, kërkon të rekrutojë kandidatë për studime në Akademinë Ushtarake të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara…