Klasifikimi ndërkombëtar, Rama: Shqipëria kryeson trafikun ajror me 233.3%

Sipas statistikave të publikuara nga ACI mbi trafikun e pasagjerëve krahasuar me vitin 2019, për muajin mars 2024 Shqipëria shënon një rritje prej 233.3%.


Kryeministri Edi Rama publikoi sot klasifikimin ndërkombëtar të muajit mars për rritjen e numrit të pasagjerëve nga ajri krahasuar me vitin 2019 (para pandemisë), ku rritja e Shqipërisë vazhdon me ritmet më të larta.

“Nga lart akoma më lart”, shkruan Rama, ndërsa publikoi raportin e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI) për muajin mars 2024.

“Ata që thonë se janë shqiptarët që i mbushin avionët jo turistët, nuk duhet të harrojnë se edhe sikur të jetë kështu, ky është një lajm fantastik, sepse do të thotë që kanë shumë më tepër dëshirë të vijnë në Shqipëri, ndërkohë edhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm falë shtimit të linjave ajrore”, u shpreh Rama.

Por, vijoi ai, “nuk është tamam kështu, sepse shifrat e të huajve që vijnë në Shqipëri flasin vetë, siç flet rritja marramendëse e dhënies së apartamenteve me qira për të huajt apo kërkesave për hotele”.

“Ata që thonë se s’na duhen turistët se ata vijnë për qejf, ne duam këtë e atë, nuk duhet ta harrojnë se qejfi i turistëve kushton dhe fitimet nga shpenzimet e tyre për qejf i marrin shqiptarët që punojnë, prodhojnë, shesin, shërbejnë e me radhë, ndërkohë që pjesa e të ardhura për shtetin nga rritja e aktivitetit ekonomik, investohet për të rritur pagat e investimet”, nënvizoi Kryeministri.

Rama theksoi se kjo është arritje e Shqipërisë. “Të gjithë këta që vijnë duke u shtuar i bëjnë jehonë pozitive vendit tonë, kur kthehen në vendet e tyre, prandaj kush s’e do qeverinë le ta shajë sa të dojë, po nuk ka pse të mos gëzohet për Shqipërinë kur e vërteta flet kaq qartë, si në këtë rast”, theksoi ai.

Sipas statistikave të publikuara nga ACI mbi trafikun e pasagjerëve krahasuar me vitin 2019, për muajin mars 2024 Shqipëria shënon një rritje prej 233.3%.

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.