Hasani: Shqipëria gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani  mori pjesë në takimin informal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani  mori pjesë sot në takimin informal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.

Në një deklaratë  pas takimit, Hasani u shpreh se, në takimin informal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, me rastin e 20 vjetorit të zgjerimit të BE (viti 2004), u diskutua tematika shumë e rëndësishme e shtetit të së drejtës në Procesin e Berlinit.

“Shteti i së drejtës që është në themel të vetë BE është shumë i rëndësishëm edhe për vendet kandidate përfshirë Shqipërinë, si në kuadrin e konsolidimit të tyre si demokraci dhe ekonomi tregu funksionale dhe të bazuar në rregullat e BE, ashtu edhe në aspiratat evropiane të secilit prej vendeve tona për tu anëtarësuar në BE”, tha Hasani.

“Në fjalën time referova arritjet e Shqipërisë në reformën gjithëpërfshirëse të sundimit të ligjit, me krijimin e institucioneve të pavarura të gjyqësorit, ngritjes së strukturave të posaçme kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe rezultatet e prekshme dhe të qëndrueshme të këtyre reforma”, theksoi më tej ministri.

Hasani u shpreh se vlerësoi mbështetjen politike të BE dhe të shteteve të saj anëtare, në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, përfshirë në reformat ekonomike.

“Përgëzova miratimin e Planit të Rritjes dhe posaçërisht instrumentit lehtësues të rritjes dhe reformave, që do të sjellë një nxitje thelbësore edhe në zbatimin nga Shqipëria në kuadër të negociatave të anëtarësimit”, shtoi Hasani.

Hasani theksoi se që këto reforma të bëhen të pakthyeshme, impakti i tyre të jetë i prekshëm për qytetarët, negociatat e anëtarësimit, të nisura në korrik 2022 me Shqipërinë, duhet të rifitojnë momentumin e humbur.

“Ajo që duhet të arrijmë sa më shpejt është mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare, që nis negociatat me grupkapitujt themelorë të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike”, tha Hasani.

Hasani ritheksoi në takim se bashkëpunimi rajonal në reformat e sundimit të ligjit, është po aq thelbësor sa dhe përpjekjet tona në planin e brendshëm.

“Kërkova me ngulm që procesi të bëhet i prekshëm për qytetarët përfshirë edhe integrimin më të përshpejtuar me mekanizmat dhe programet e BE për sundimin e ligjit, për t’i mundësuar qytetarëve tanë Shqipërinë Evropiane dhe Ballkanin Perëndimor evropian përpara anëtarësimit në BE”, përfundoi deklaratën e tij ministri Hasani.

 

(Marrë nga ATSH)

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…