Rama: Vija me drejtësinë, e kuqe

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se përpara se PS të ndërmerrte reformën në drejtësi, as nuk guxohej të mendohej nga prokuroria çelja e hetimeve, çështjeve që preknin ministra apo ish-ministra.

Në fjalën e tij, Rama tha se heshtja e Partisë Socialiste mundëson atë që për 100 e më shumë vite shtet të Shqipërisë nuk është mundësuar, pavarësia e sistemit të drejtësisë, që ka çuar vendin në dyert e Bashkimit Evropian.

“Në 40 e ca ministra që kanë punuar në qeveritë e drejtuara prej meje, ai grusht ministrash socialistë në këto dhjetë vite, që kanë lidhje me hetimet e kryera nga SPAK, me akuza të ngritura apo dënime, nuk janë larguar nga SPAK, por janë larguar nga unë fillimisht për të korrigjuar shënjestrat e punës. Por të bësh sot pis të gjithë, t’i quash të gjithë hajdutë, të bësh gjyqe politike e mediatike përditë, duke i marrë disa shembuj të drejtësisë, që jemi ne që krijuam kushtet, që ata shembuj të krijohen si argument për të përbaltur një punë kolosale, rezultate të gjithëpranuara, progresin për të cilin kanë kontribuar qeveritë tona, duke e çuar Shqipërinë në derën e BE, është një histeri e denjë për studime neuropsikologjike. Por, me të vërtetë s’ka pikë lidhje. E nëse gjithë ministrat kanë lëvizur për të dinamizuar më tej punën në raport me korrupsion, unë as kam qenë ndonjëherë mbulesa, as mburoja e asnjërit me të cilët kam punuar dje dhe sot”, tha Rama.

“E kundërta mbetet e vërtetë. Provat e kësaj janë publike. Vija mes funksionit tim dhe funksionit të drejtësisë është e kuqe. E pakapërcyeshme dhe e pandryshueshme. Siç është e shkruar në kushtetutë dhe ligjin e Këshillit të Ministrave. Dhe siç është e paracaktuar pa ekuivok në punën tonë. Jua kam thënë jo njëherë dhe disave këtu dhe disave që s’janë më këtu, pasi zgjodhën të bëjë një rrugë e dy punë. E kam thënë dhe publikisht për të gjithë ju, këtu dhe në forumet e tjera të partisë, mos e ngatërroni kurrë punën e përbashkët dhe shoqërinë me të cilën na lidh privilegji për të punuar për vendin, falë atyre që na kanë besuar votën, me asnjë dërrasë të kalbur ku larg qoftë mund të shkelni. Kush e vë këmbën në një dërrasë të kalbur e di mirë se çfarë bën”, vijon Rama.

“Prandaj nuk jam unë dhe PS që e lëshon kur i dridhet toka nën këmbë, por është ai që ka lëshuar PS dhe mua. Pastaj kur thonë Rama e ka kështu, që i përdor e i hedh si limona të shtrydhur se nuk i shërbejnë më. E kanë shumë gabim. Kush e ushqen me korrupsion dëshirën për vetëpasurim, përmes funksionit publik nuk është limon i shtrydhur që e hedh unë, por një mollë e kalbur që bie vetë”, vijoi Rama.

“I dëgjojë kur përsëritin pa pushim, me shpoti të madhe, se s’ka mundësi që të mos i dijë Edi Rama horrlliqet e ‘x’, apo pisllëqet e ‘y’. Helbete s’më njohin fare hiç, ose s’më njohin, ose më dinë si veten, ose se kanë haberin se si funksionon pushteti ekzekutiv, se çfarë mund të bëjë ose jo një kryeministër në luftën ndaj korrupsionit. Ky nuk është shfajësim, por realiteti i punës sime si kryeministër dhe qasja ime ndaj skuadrës që punoj. Kush punon me mua në kabinetin qeveritar e dinë se sa shumë debatohet, në rastet kur s’ka dakordësi dhe nuk ndodh që një vendim të kalojë në qeveri pa dakordësinë e të gjithëve. Mund të jenë dashur dhe disa muaj deri sa është gjetur gjuha e përbashkët”, theksoi Rama.

“Nuk ka ndodhur që një anëtar i kabinetit qeveritar të jetë shtrënguar të veprojë ndryshe nga sa mendon. Kurrë s’mungon angazhimi dhe liria për anëtarët e qeverisë për ta bërë detyrën në 360 gradë të funksionit që ata/ato kanë. Por ama s’ka patur asnjë mëdyshje për t’i lënë drejtësisë fatin e çdo dosjeje, çështje të hapur nga SPAK, qoftë se një ish-ministër meriton vetëm vetminë përpara ligjit, duke votuar heqjen e imunitetit pa asnjë rezervë, jo qorrazi, por duke lexuar me shumë vëmendje dosjen. Pasi për heqjen imunitetit kemi jo vetëm të drejtën, por edhe detyrën të bëjmë komentet, madje të shprehemi nëse jemi ose jo dakord. Edhe kur i kufizohet liria, apo ndiqet në gjendje të lirë, dhe që linçohet publikisht nga prokurorët e dritareve e penxhereve në majë të pallateve dhe në netët televizive, edhe pse me ligj e zakon, çdo njeri konsiderohet i pafajshëm deri në fund të procesit gjyqësor. Aq më tepër kur ministra apo kryebashkiakë thirren në SPAK për të dhënë shpjegime për çështje të caktuara”, shton Rama.

“Ky qëndrimi ynë i heshtur, ka një arsye shumë të fortë, shumë madhore, që lidhet drejtpërdrejt me luftën tonë për pavarësimin e drejtësisë pas 100 e kusur vitesh nën thundrën e pushtetit politikë. Dikur jo ministra, por as ish-ministra nuk i thërriste dot prokuroria, as nuk e hapte fare hiç një çështje nëse larg qoftë mund të lidhej direkt me ndonjërin syresh. Ndërsa nga krahu tjetër pushteti politik e linçonte publikisht drejtësinë dhe prokurorinë e përgjithshëm, duke krijuar shumica fluide në parlament për ta shkaktuar”, nënvizoi Kryeministri Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se përpara se PS të ndërmerrte reformën në drejtësi, as nuk guxohej të mendohej nga prokuroria çelja e hetimeve, çështjeve që preknin ministra apo ish-ministra.

Në fjalën e tij, Rama tha se heshtja e Partisë Socialiste mundëson atë që për 100 e më shumë vite shtet të Shqipërisë nuk është mundësuar, pavarësia e sistemit të drejtësisë, që ka çuar vendin në dyert e Bashkimit Evropian.

“Në 40 e ca ministra që kanë punuar në qeveritë e drejtuara prej meje, ai grusht ministrash socialistë në këto dhjetë vite, që kanë lidhje me hetimet e kryera nga SPAK, me akuza të ngritura apo dënime, nuk janë larguar nga SPAK, por janë larguar nga unë fillimisht për të korrigjuar shënjestrat e punës. Por të bësh sot pis të gjithë, t’i quash të gjithë hajdutë, të bësh gjyqe politike e mediatike përditë, duke i marrë disa shembuj të drejtësisë, që jemi ne që krijuam kushtet, që ata shembuj të krijohen si argument për të përbaltur një punë kolosale, rezultate të gjithëpranuara, progresin për të cilin kanë kontribuar qeveritë tona, duke e çuar Shqipërinë në derën e BE, është një histeri e denjë për studime neuropsikologjike. Por, me të vërtetë s’ka pikë lidhje. E nëse gjithë ministrat kanë lëvizur për të dinamizuar më tej punën në raport me korrupsion, unë as kam qenë ndonjëherë mbulesa, as mburoja e asnjërit me të cilët kam punuar dje dhe sot”, tha Rama.

“E kundërta mbetet e vërtetë. Provat e kësaj janë publike. Vija mes funksionit tim dhe funksionit të drejtësisë është e kuqe. E pakapërcyeshme dhe e pandryshueshme. Siç është e shkruar në kushtetutë dhe ligjin e Këshillit të Ministrave. Dhe siç është e paracaktuar pa ekuivok në punën tonë. Jua kam thënë jo njëherë dhe disave këtu dhe disave që s’janë më këtu, pasi zgjodhën të bëjë një rrugë e dy punë. E kam thënë dhe publikisht për të gjithë ju, këtu dhe në forumet e tjera të partisë, mos e ngatërroni kurrë punën e përbashkët dhe shoqërinë me të cilën na lidh privilegji për të punuar për vendin, falë atyre që na kanë besuar votën, me asnjë dërrasë të kalbur ku larg qoftë mund të shkelni. Kush e vë këmbën në një dërrasë të kalbur e di mirë se çfarë bën”, vijon Rama.

“Prandaj nuk jam unë dhe PS që e lëshon kur i dridhet toka nën këmbë, por është ai që ka lëshuar PS dhe mua. Pastaj kur thonë Rama e ka kështu, që i përdor e i hedh si limona të shtrydhur se nuk i shërbejnë më. E kanë shumë gabim. Kush e ushqen me korrupsion dëshirën për vetëpasurim, përmes funksionit publik nuk është limon i shtrydhur që e hedh unë, por një mollë e kalbur që bie vetë”, vijoi Rama.

“I dëgjojë kur përsëritin pa pushim, me shpoti të madhe, se s’ka mundësi që të mos i dijë Edi Rama horrlliqet e ‘x’, apo pisllëqet e ‘y’. Helbete s’më njohin fare hiç, ose s’më njohin, ose më dinë si veten, ose se kanë haberin se si funksionon pushteti ekzekutiv, se çfarë mund të bëjë ose jo një kryeministër në luftën ndaj korrupsionit. Ky nuk është shfajësim, por realiteti i punës sime si kryeministër dhe qasja ime ndaj skuadrës që punoj. Kush punon me mua në kabinetin qeveritar e dinë se sa shumë debatohet, në rastet kur s’ka dakordësi dhe nuk ndodh që një vendim të kalojë në qeveri pa dakordësinë e të gjithëve. Mund të jenë dashur dhe disa muaj deri sa është gjetur gjuha e përbashkët”, theksoi Rama.

“Nuk ka ndodhur që një anëtar i kabinetit qeveritar të jetë shtrënguar të veprojë ndryshe nga sa mendon. Kurrë s’mungon angazhimi dhe liria për anëtarët e qeverisë për ta bërë detyrën në 360 gradë të funksionit që ata/ato kanë. Por ama s’ka patur asnjë mëdyshje për t’i lënë drejtësisë fatin e çdo dosjeje, çështje të hapur nga SPAK, qoftë se një ish-ministër meriton vetëm vetminë përpara ligjit, duke votuar heqjen e imunitetit pa asnjë rezervë, jo qorrazi, por duke lexuar me shumë vëmendje dosjen. Pasi për heqjen imunitetit kemi jo vetëm të drejtën, por edhe detyrën të bëjmë komentet, madje të shprehemi nëse jemi ose jo dakord. Edhe kur i kufizohet liria, apo ndiqet në gjendje të lirë, dhe që linçohet publikisht nga prokurorët e dritareve e penxhereve në majë të pallateve dhe në netët televizive, edhe pse me ligj e zakon, çdo njeri konsiderohet i pafajshëm deri në fund të procesit gjyqësor. Aq më tepër kur ministra apo kryebashkiakë thirren në SPAK për të dhënë shpjegime për çështje të caktuara”, shton Rama.

“Ky qëndrimi ynë i heshtur, ka një arsye shumë të fortë, shumë madhore, që lidhet drejtpërdrejt me luftën tonë për pavarësimin e drejtësisë pas 100 e kusur vitesh nën thundrën e pushtetit politikë. Dikur jo ministra, por as ish-ministra nuk i thërriste dot prokuroria, as nuk e hapte fare hiç një çështje nëse larg qoftë mund të lidhej direkt me ndonjërin syresh. Ndërsa nga krahu tjetër pushteti politik e linçonte publikisht drejtësinë dhe prokurorinë e përgjithshëm, duke krijuar shumica fluide në parlament për ta shkaktuar”, nënvizoi Kryeministri Rama. (Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia