Ministria e Bujqësisë: Skema Kombëtare, 954 aplikime për kultivimin e bimëve mjekësore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se janë 954 fermerë që kanë aplikuar për mbështetje me subvencione nga Skema Kombëtare 2024 për kultivimin e Bimëve Mjekësore Aromatike.


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se janë 954 fermerë që kanë aplikuar për mbështetje me subvencione nga Skema Kombëtare 2024 për kultivimin e Bimëve Mjekësore Aromatike.

Skema Kombëtare e Mbështetjes së Bujqësisë 2024 ofron mbështetje për fermerët e Bimëve Aromatike Medicinale me 30 mijë lekë për hektar, për 1 deri në 10 hektarë sipërfaqe. Fermerët që kultivojnë në sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.

Sipas udhëzimit që shoqëron zbatimin e Skemës 2024, aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal, duke synuar realizimin e të njëjtin produkt bujqësor, drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll prodhimi.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 71,537 fermerë kanë aplikuar në total për subvencione në bujqësi, nga të cilët 69.510 janë fermerë individualë, 321 grupime fermerësh, 21 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor.

Ministria e Bujqësisë bën me dije se tashmë, ka nisur procesi i vlerësimit administrativ të aplikimeve për t’i dhënë përgjigje të shpejtë dhe konkrete përmes financimit.

Fondi fillestar në dispozicion të Skemës Kombëtare 2024, është 32 milionë euro dhe për herë të parë, paratë për skemën e naftës do të kalojnë direkt në llogaritë e fermerëve. Aplikimet u hapën më datë 27 mars dhe u mbyllën më 19 prill.

Në Shqipëri kultivohen mbi 330 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike, që janë një vlerë e shtuar në eksportet bujqësore shqiptare.

Sipas ekspertëve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, eksportet janë të përqendruara në vendet e BE-së dhe kryesisht në SHBA, ku peshën më të madhe e zë tregtia e bimës së sherbelës.

Sherbela shqiptare, zë 66% të importeve amerikane, e cila së fundi po eksportohet edhe si produkt përfundimtar (e përpunuar) për industrinë ushqimore në SHBA. Ndërsa 33% e totalit të eksporteve shkon në Gjermani, Francë, Itali dhe vende të tjera deri në Australi. Përveç sherebelës, eksportohet edhe rigon, trumza, dëllinja e zezë dhe esencat e disa lloje bimësh të tjera.

Eksporti vjetor i sherbelës drejt SHBA, arrin nga 3800 tonë deri në 4900 tonë, rreth 12 milionë dollarë.

Ky sektor punëson mbi 90,000 punonjës, 10 % e të cilëve janë gjithashtu të angazhuar në kultivimin e bimëve në një sipërfaqe prej mbi 6000 hektarë. Sipërmarrjet e këtij sektori po rrisin investimet edhe për përpunimin e bimëve mjekësore, duke shtuar vlerën e eksporteve. (ATSH)

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…