Shuk Gurakuqi, jeta tragjike e ish-ministrit të Financave në burgun famëkeq të Burrelit

Intelektuali i shquar shkodran dënua me burgim të përjetshëm nga Gjyqi Special


Përkujtojmë sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar, Shuk Gurakuqi (28 mars 1888 – 13 prill 1966)

Shuk Gurakuqi lindi në Shkodër dhe studioi në Kolegjin Saverian të Jezuitëve në vendlindje.

Ka punuar fillimisht si arkëtar në Doganën e Shkodrës, si administrator i disa firmave private ne Shkodër dhe gjatë pushtimit austro-hungarez, si shef i Seksionit te Financave në Bashkinë Shkodër.

Gjatë viteve 1920-24, zgjidhet dy herë si deputet i qarkut Shkodër

Njëkohësisht, drejton organin e shtypit “Ora e Maleve” bashkë me Patër Anton Harapin dhe Dom Lazër Shantonë.

Ndonëse nuk merr pjesë në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, ai ishte një mbështetës i grupit antizogist dhe për këtë arsye mbetet në ekzil gjatë qeverisjes së Mbretit Zog.

Kthehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe drejton firmën tregtare “Vllazën Prennushi”.

Në qeverinë e Mustafa Krujës, Shuk Gurakuqi mbajti për dy vjet postin e Ministrit të Financave. Me ardhjen në pushtet të komunistëve. Gurakuqi arrestohet dhe dënohet me burgim të përjetshëm nga Gjyqi Special.

Në vitin 1949 dënimi u ul në 20 vjet. Vuajti gjithsej 17 vjet burg, ku pjesën më të madhe e kaloi në burgun famëkeq të Burrelit. Periudhën pas burgut e kaloi në varfëri dhe lexime shkencore. Ndërroi jetë më 13 prill 1966 në Shkodër.

(Marrë nga faqja zyrtare Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe”)

Rama në 30-vjetorin e Coca Cola në Shqipëri: Të lidhur më shumë se kurrë me Italinë

ryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 30-vjetorit të.

Global 360

Përqafimi i paqes i Papa Franceskut me një palestinez dhe një izraelit

Duartrokitje të mëdha nga e gjithë Arena e Veronas, në këmbë të gjithë pas përqafimit të Papa Françeskut me dy…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Rama në 30-vjetorin e Coca Cola në Shqipëri: Të lidhur më shumë se kurrë me Italinë

ryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 30-vjetorit të.