Hasani takim me homologun zviceran: Thellim i bashkëpunimit në dixhitalizim dhe infrastrukturë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një takim me homologun zviceran, Ignazio Cassis.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me homologun zviceran, Ignazio Cassis.

Ministri Hasani bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Sipas tij, mes fushave ku Shqipëri-Zvicër mund të bashkëpunojnë janë dixhitalizimi dhe infrastruktura.

“Shkëmbyem mendime për marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe mes dy vendeve tona, dhe diskutuam mënyrat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë dixhitalizimin, infrastrukturën, zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe bashkëpunimin në organizatat shumëpalëshe”, u shpreh ministri Hasani.

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.