Rama në 30-vjetorin e Coca Cola në Shqipëri: Të lidhur më shumë se kurrë me Italinë


ryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së kompanisë italiane të Coca Colës në Tiranë.

Rama ndau me të pranishmit historinë e rrugëtimit të kompanisë në vendin tonë, teksa u shpreh se preferonte një Coca Cola shqiptare që është në duar të italianëve.

“Coca Cola është e lidhur me historinë tonë në mënyrë shumë të veçantë. Për të rinjtë që janë këtu, jam i sigurtë që ju duket diçka e pamundur, por kur ishim të rinj, Coca Cola ishte objekti më i vyer që dikush mund të priste kur martohej. Më kujtohet që dikur im atë shkoi në Kosovë dhe solli 5 kanaçe Coca Cola. Ne ishim 5 dhe kanaçet mbeten në frigorifer në pritje të ditëlindjes së secilit prej anëtarëv. Çdo ditëlindje dilte një kanaçe, e cila ishte si të nxirrje nga një kantinë një “Don Perignon” të shekullit të XIX”, tha Rama.

Rama theksoi se ardhja e Coca Colës u konsiderua edhe si një lajmëtare e lirisë së vendit dhe rënies së komunizmit.

“E pije në fund, me gotat e rakisë dhe duhej shijuar dalëngadalë si të ishte hera e fundit. Për këtë kujtoj frazën e një filmi se Coca Cola solli lirinë në Shqipëri, në kuptimin që kur kishte plot kanaçe në dyqane e mund të bliheshin lirisht, ishte si të konfirmohej fakti se Shqipëria ishte e lirë sepse mud të pinte lirisht Coca Cola”, u shpreh Rama.

Rama informoi se i kishte bërë dizejnon se si e përceptonte ai Coca Colën 30 vite në Shqipëri, imazhe të cilat u shqaqën gjatë ceremonisë.

“Unë ndihem vërtet i përkëdhelur që munda të jap një kontribut të vogël për këtë ditëlinde të Coca Colës, por për të shmangur atë që vjen pas dizejno ishte dhuratë për Coca Col=ën dhe nuk ka asnjë kontratë apo qëllim për të fituar para”, thekso kreyministri.

Kryeministri e cilësoi edhe drejtuesen e kompanisë në Shqipëri Cristina Buzi si a

“Dua të falenderoj nga zemra Krisitinës sepse nëse Coca Cola ishte dallëndyshja e lirisë në Shqipëri, Krisitina ishte dallëndyshja e italianizimit në shqipëri”.

Rama ndau dhe historinëe koncertit në Butrint.

“Më kujtohet shumë mirë se si ajo asokohe sa e kisha njohur donte të organizonte në Butrint koncertin kundër çdo llloj mundësie, sepse ti thoje gjithë asaj orkestre: ejani në Shqipëri, ishte si të thoje ejani të rrëmbeheni, pa asnjë mudësi kthimi. Ky ishte përfytyrimi”, deklaroi Rama.

Por shtoi ai, ky koncert çeli dritaren mbi Shqipërinë e vërtetë, ndryshe nga ajo që manifestohej.

“Nëse për ne Italia ishte dritarja e ekranit të televizionit, për Italinë Shqipëria ishte një ekran kur nuk kishte energji, do të thotë i errët. Tani jemi të lidhur më shumë se kurrë me Italinë. Coca Cola ishte këtu para nesh dhe do të vazhdojë pas nesh. T’i urosh jetë të përjetshme është e lehtë, sepse do të jetë e përjetshme”, theksoi Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…