Fatbardh Marku, “Kavalieri” i Artit!

Skenograf, piktor, grafist, vitrazh artistik. Ky është Fatbardh Marku, “Djaloshi” elbasanlli 71-vjeçar.


Nga Dash Frashëri

Skenograf, piktor, grafist, vitrazh artistik.

Ky është Fatbardh Marku! “Djaloshi” elbasanlli 71-vjeçar.

Me një karrierë 50-vjeçare në art, edhe para se të diplomohej për skenograf në vitin 1973 në Institutin e Lartë të Arteve, në vitin 1973, Marku u dallua për prirjen e tij natyrale larg klisheve të kohës, duke sjellë kode të reja artistike, që u pasqurua në skenografinë e dramës “Familja e peshkatarit”.

Për gati tetë vjet, ai ishte skenografi i Televizionit Shqiptar, të sapo formuar në vitin 1972, ku dha kontributin e tij deri në vitin 1980.

Vepra të kësaj periudhe jane skenografitë & kostumografitë e filmave artistikë “Plumba Perandorit”,”Udha e Shkronjave”, “Gjyshi partizan”,”Një natë nentori” dhe “Portreti i pa mbaruar i Klara Belini”.

Si skenograf teatri eshte angazhuar gjërësisht në shumë projekte teatrale në disa trupa të vendit si Teatrin Popullor, Teatrin “Bylis”, ”Skampa”, ”Aleksandër Mosiu”, etj., duke sjellë një gjuhë interesante në skenografi, zgjidhje funksionale dhe asociative të hapësirës skenike, kontraste ngjyrore dhe zgjidhje të thella grafike, duke dhënë mundësi për kompozime përplotësuese të vendosjes dhe lëvizjes se aktorëve në gjerësi, lartësi dhe thellësi.

Shumë nga veprat e tij kanë vendin e tyre në fondin e Galerisë Kombëtare të arteve. Në vitin 1986 zgjidhet si një nga përfaqësuesit e brezit të ri në ekspozitën e UNESCO-s, në Paris, me grafikat kushtuar lirikës se jetës ne fshat.

Veprat e tij te realizuara në gjininë e vitrazhit artistik janë të shumta dhe të një niveli të lartë artistik dhe teknik.

Për të gjithë këtë aktivitet tejet intensiv dhe nivel të lartë artistik, Fatbardh Marku mban eshte nderuar me disa tituj:

– “Kavalier i Urdhrit të Shën Silvestrit” , nga Vatikani.

-Akademik” nga Akademia Shqiptaro-Amerikane për Shkencë dhe Arte .

– “Qytetar Nderi”, nga qyteti i Elbasanit

Peleshi në Hungari, viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Peleshi në Hungari, viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.