Manja: Të angazhuar për punësimin e të miturve që përfundojnë dënimin

Punësimi i të miturve që përfundojnë dënimin, si mundësi për ririntegrimin e tyre në shoqëri, ishte në fokus të diskutimeve të tryezës së zhvilluar sot nga Bashkia e Lezhës dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Shqipëri.


Punësimi i të miturve që përfundojnë dënimin, si mundësi për ririntegrimin e tyre në shoqëri, ishte në fokus të diskutimeve të tryezës së zhvilluar sot nga Bashkia e Lezhës dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Shqipëri. Pjesë e tryezës ishin dhe përfaqësues nga Qendra për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, si dhe institucione të tjera përgjegjëse për tematikën e diskutuar.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se institucioni që ai drejton është i angazhuar në ndërmarrjen e politikave që synojnë një drejtësi restauruese për të miturit në konflikt me ligjin.

“Në tryezën e organizuar nga bashkia Lezhë dhe UNICEF Albania, ku Qendra jonë për Parandalimin e Krimeve të të Miturit dhe të Rinjtë së bashku me institucionet e tjera përgjegjëse dhe përfaqësues nga biznesi, diskutuan mbi mundësitë e punësimit të të miturve që përfundojnë dënimin, si pjesë e angazhimit tonë për një drejtësi restauruese që u ofron një mundësi të dytë të rinjve në konflikt me ligjin!”, shkruan Manja.

Aktiviteti vjen një ditë pasi ka hyrë në fuqi ligji i amnistisë, nga i cili përfituan lirimin nga institucionet e vuajtjes së dënimit penal 780 persona dhe 800 tjerë ulje dënimi. Ndërkohë, përfitues janë edhe 2662 persona në shërbim prove. Gjithashtu, nga kategoria e të miturve janë edhe 3 përfitues, ndërsa dy të tjerë patën ulje dënimi.

(Marrë nga ATSH)

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…