Felaj në Spanjë: Vijojmë me thellimin e reformave integruese

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të BE-së të mbledhur në Palma de Majorka


Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të BE-së të mbledhur në Palma de Majorka, Spanjë, në kuadër të përmbylljes së presidencës spanjolle të BE-së.

Konferenca adresoi përballimin prej Bashkimit Evropian të sfidave të reja për demokracitë liberale, ndërsa u përshëndet edhe nga Madhëria e Tij, mbreti i Spanjës Felipe VI dhe kryetarët e dy dhomave të parlamentit spanjoll.

Në Konferencë e morën fjalën kryeparlamentarë të vendeve të BE-së, të cilët sollën përvojat e parlamenteve të vendeve anëtare për çështjet që u diskutuan.

Në fjalën e saj, Felaj u shpreh se “Europa e bashkuar është një aset i pazëvendësueshëm përballë sfidave të reja të demokracive liberale, politikave të reja të mbrojtjes dhe sigurisë”.

Ajo deklaroi se Shqipëria është e vendosur në përshpejtimin e integrimit europian, pas përmbylljes me mjaft sukses të procesit të screening.

“Shqipëria është gjithashtu një faktor i zhvillimit, demokratizimit, bashkëpunimit dhe integrimit europian të rajonit. Bashkimi Europian është destinacioni ynë i përbashkët dhe për këtë Shqipëria do të vijojë rrugën e avancimit e thellimit të reformave zhvillimore, demokratizuese dhe integruese”, tha Felaj.

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.