Diplomacia kulturore, promovohet libri “Këngët e Shekullit Kallkan” në ambasadën shqiptare në Sllovaki

Në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Bratislavë, u bë prezantimi i librit të poetes Ilirjane Baraliu Lladrovci


Të shtunën, më 20 prill 2024, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bratislavë, u bë prezantimi i librit të poetes Ilirjane Baraliu Lladrovci, “Këngët e Shekullit Kallkan”.

Ambasadori Arten Hanku, pasi falënderoi të pranishmit dhe autoren e librit, tha: “Të dashur miq, kam nderin të ju përshëndes dhe të ju falënderoj si Ambasador i Shqipërisë për pjesëmarrjen tuaj, në veçanti Ilirjanën, bashkë me bashkëshortin, mikun dhe ish-kolegun tim Imer Lladrovci, që sot janë në mesin tonë.”

Në vazhdim, Ambasadori Hanku foli për autoren, duke shtuar se Ilirjana vjen nga një familje atdhetare dhe patriotike që ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës. Babi, axha dhe halla ishin të burgosur politik, ndërsa axha,vëlla dhe dy motrat, ishin radhit si ushtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vetë Ilirjana, për aktivitet atdhetar, ishte përjashtuar nga shkolla. Ilirjana gjithashtu u martua me Imer Lladrovcin, mikun tim që vjen nga një familje e njohur për gjithë shqiptarët. Kisha nderin që bashkë me Imerin të përfaqësojmë mbi 10 vite diplomacinë shqiptare dhe të prezantojmë vlerat e mirëfillta shtetërore dhe kombëtare.

Autorja Ilirjane Baraliu Lladrovci në fjalimin e saj tha: “I nderuar Ambasador z. Arten Hanku, e dashur Etleva, të nderuar staf i Ambasadës, miq e pjesëmarrës.

Jam e nderuar që sot jam në mesin tuaj dhe, në radhë të parë, dua të falënderoj Ambasadorin për këtë organizim, që është për çdo lëvdatë dhe respekt për të gjithë juve që keni ardhur për të marrë pjesë në prezantimin e librit tim…

Librin ia kam kushtuar grave të shtëpisë sime dhe gjithë grave shqiptare, që ndër shekuj ju kanë bërë ballë sfidave dhe që nuk u nënshtruan, por përballuan shumë sfida dhe qëndruan duke rritur dhe edukuar fëmijë me edukatë atdhetare”.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm diplomatë, profesorë, studentë, veprimtarë dhe biznesmenë shqiptarë që veprojnë në Bratisllavë.

Gjatë koktejit që organizoi stafi i Ambasadës, u bë një bashkëbisedim me të gjithë të pranishmit.

Në fund, pjesëmarrësit falënderuan Ambasadorin Hanku për eventin e organizuar, nivelin e shkëlqyer të këtij prezantimi kulturor dhe njëkohësisht e konfirmuan gatishmërinë për mbështetje dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…