Rama: “Expo Albania”, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë
Kryeministri Edi Rama publikon pamje nga projekt-ideja fituese e arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga projekt-ideja fituese e arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursit ndërkombëtar për Expo Albania.
Rama thekson se kjo qendër do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme.
Ai thekson se Expo Albania është një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për Shqipërinë 2030
Në fazën finale të konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e kësaj qendre morën pjesë 5 skuadra prestigjoze në botën e arkitekturës bashkëkohore, të përzgjedhura mes afro 60 konkurentësh nga e gjithë bota.
Ndërsa në fazën finale ishin në garë studio të famshme të arkitektëve amerikanë Steven Hall dhe Jeanne Gang, studio gjermane Kuehn Malvezzi, skuadra belge e Office KGDV dhe studio e mirënjohur italiane edhe në Shqipëri e Stefano Boerit.
Kryeministri Rama u shpreh një ditë më parë se “ky projekt është i rëndësishëm në rrugën e transformimit të vendit dhe në një fazë të re zhvillimi ku ka hyrë vendi ynë”.
Ai ka theksuar se kjo qendër do jetë “edhe një destinacion për banorët e Tiranës, por edhe vizitorët e turistët gjithnjë e më të shumtë, të cilët do të gjejnë arsye për të vizituar këtë hapësirë të re që po ndërtojmë”.
(ATSH)
MIRËMËNGJES 😊
dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO ALBANIA në Farkë, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, si edhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për #Shqipërinë2030🇦🇱, ju uroj një ditë të mbarë🙏
Posted by Edi Rama on Thursday, April 25, 2024