Mundësitë ekonomike të Azisë

Konferenca vjetore e Forumit të Boaos për Azinë (BFA) 2024, me temën “Azia dhe bota: Sfida të përbashkëta, përgjegjësi të përbashkëta”, u zhvillua në datat 26-29 mars 2024 në Boao, një qytet bregdetar në provincën ishullore Hainan të Kinës.


Konferenca vjetore e Forumit të Boaos për Azinë (BFA) 2024, me temën “Azia dhe bota: Sfida të përbashkëta, përgjegjësi të përbashkëta”, u zhvillua në datat 26-29 mars 2024 në Boao, një qytet bregdetar në provincën ishullore Hainan të Kinës.

Konferenca njohu pjesëmarrjen e dy mijë delegatëve nga mbi 60 vende e rajone të Azisë dhe më gjere, si dhe më shumë se 1,100 gazetarë nga 40 vende e rajone.

Konferenca realizoi arritjen e një numri dakordësish mes vendeve aziatike për qasjet zhvillimore të tyre. Të gjitha këto vende po përballen me sfida të përbashkëta, duke përfshirë rimëkëmbjen e ngadaltë ekonomike globale dhe vazhdimin e konflikteve rajonale.

Azia po udhëheq një epokë të re të zhvillimit të vazhdueshëm dhe Kina është shtylla e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë botërore në epokën pas COVID-19. Pjesëmarrësit në Konferencë dhe diskutimet qendrore të saj nënvizuan faktin se ekonomia globale po del gradualisht nga hija e pandemisë dhe inovacioni teknologjik po sjell shtytës të rinj rritjeje.

Konferenca e Boaos theksoi se pikat e forta të Azisë dhe pjesës tjetër të botës mund të kombinohen, për të kapërcyer vështirësitë dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë.

Nga ana e saj, Kina po nxit zhvillimin me cilësi të lartë dhe hapjen e mëtejshme. Ekonomia kineze pritet të mbetet kontribuesja më e madhe në rritjen ekonomike globale.

Në ditën e parë të Konferences u mbajtën katër nënforume, ku delegatët shkëmbyen njohuri dhe pikëpamje mbi rritjen e investimeve në Azi dhe tranzicionin e qëndrueshëm, si edhe tregtinë globale dhe perspektivat teknologjike.

Pjesëmarrësit cilësuan se Partneriteti Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal ka bërë një hap përpara, duke mbështetur zhvillimin e tregtisë dhe investimeve ndër-rajonale, si edhe lidhjet më të ngushta midis zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit. Ata u shprehën se një qasje e tillë trajton dhe zgjidh problemin e ndikimit negativ që sjell fragmentimi i ekonomisë botërore.

Konferenca katërditore e Boaos gjeneroi diskutime të nivelit të lartë, duke u fokusuar në sigurinë globale, ekonominë botërore, inovacionin shkencor e teknologjik dhe implikimet e gjera të inteligjencës artificiale.


Foto nga VCG

Sipas Raportit Vjetor të Parashikimit të Ekonomisë Aziatike dhe Progresit të Integrimit të Forumit 2024, pavarësisht përballjes me sfida të ndryshme ekonomike të jashtme, ekonomia aziatike do të vazhdojë të ruajë një normë relativisht të lartë rritjeje, të mbështetur nga konsumi i lartë dhe politika fiskale proaktive.

Ekonomia aziatike pritet të rritet me rreth 4.5 për qind gjatë këtij viti, duke tejkaluar rritjen ekonomike të vitit 2023.

Konferenca e Boaos theksoi në mesazhin e saj qendror, se sfidat me të cilat përballet bota sot janë komplekse dhe të ndryshme. Vetëm duke i trajtuar së bashku këto sfida, duke marrë së bashku përgjegjësitë dhe duke forcuar bashkëpunimin, mundet që jo vetëm komuniteti i vendeve aziatike, por edhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar të arrijë ta drejtojë botën në rrugën e paqes dhe të prosperitetit. Në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës Eriola Hoxha eksperte e ekonomise, pedagoge pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë komenton ecurinë e ekonomisë aziatike dhe Konferencën vjetore 2024 të Forumit të Boaos për Azinë, që u zhvillua së fundmi.

CMG: Në datat 26-29 mars 2024, Konferenca vjetore 2024 e Forumit të Boaos për Azinë mblodhi mijëra delegatë nga mbi 60 vende dhe rajone. Në gjykimin tuaj, cilat ishin mesazhet kryesore të saj dhe pse kanë rëndësi për ekonominë botërore?

Eriola Hoxha: Konferenca u mbajt në një periudhë sfidash dhe mundësish të ekonomisë globale.

Pra, nuk po flasim për një ekonomi rajonale, as kombëtare, as europiane. Po flasim për një ekonomi globale, ku vetë mundësitë, në krahasim me sfidat që kanë kaluar vitet e mëparshme, sidomos periudha e Covid-19, ishin ato që ju përafruan më tepër realitetit ekonomik shumëkombësh, të cilin Konferenca e Boaos e trajtoi në detaje.

Kuptohet, që në këtë forum, ekonomia kineze kishte përparësi. Kjo ekonomi, gjatë punimeve të Konferencës, u pa e udhës që të sillej si shembull për t’u ndjekur edhe të gjithë ekonomitë e tjera të rajonit.

Pjesëmarrësit diskutuan arritjet dhe politikat zhvillimore e fiskale të kësaj ekonomie, duke sjellë përparësitë e saj, në krahasim me ekonomitë e tjera por edhe shanset dhe mundësitë që kjo ekonomi të përafrohet me gjithë ekonomitë në rang jo vetem aziatik, por edhe global.

Vitin e kaluar, ekonomia kineze pati një rimëkëmbje të madhe por edhe rritje ekonomike e cila në nivel të përgjithshëm, kapi dhe kaloi nivelin 5 përqind.

Për vitin 2024 është planifikuar një nivel nga 4.5 në 5.2 përqind, një parashikim i cili pritet t’i përafrohet në çdo fushë, dhe jo vetëm në një fushë të caktuar.

Kjo, duke marrë edhe parasysh edhe mesazhet ekonomike që përcolli Forumi 2024 i Boaos në rang global, duke analizuar, së pari, ekonominë e Kinës, si ekonomia më e madhe e rajonit dhe e dyta në botë.

Kjo analizë u përqëndrua në disa pika kryesore, si më poshtë:

E para, kishte të bënte me punësimin, i cili u rrit ndjeshëm në nivelin e të gjithë prodhimeve dhe shërbimeve në të gjithë ekonominë kineze çka solli një rritje në mënyrë të drejtpërdrejt të punësimit, ulje të papunësisë, kjo veçanarisht në moshat e reja, duke i dhënë një prioritet strategjik akoma më të madh.

Ekonomia kineze u soll si shembull edhe i mbajtjes së defiçitit të brendshëm buxhetor në nivele të qëndrueshme.

Një tjetër pikë kyçe e diskutimeve ishte edhe qëndrimi ndaj normës së inflacionit. Në Kinë ai u mbajt në nivele të qëndrueshme, duke e sjellë inflacionin drejt objektivit vjetor 3 përqind.

Diskutantët në Konferencë theksuan nevojën e hartimit të strategjive afatgjata kombëtare, duke ndjekur qasjen e Kinës në gjenerimin e tyre. Këto strategji jo vetëm duhet t’i venë në ndihmë qytetarëve, punëtorëve, ekonomisë në tërësi, por edhe të sjellin një shembull, një praktikë të mirë koherente.

Kina, duke qenë ekonomia e dytë më e madhe në botë, ndikon me sektorët e prodhimit dhe sektorët e shërbimit të saj, duke sjellë efekte në ekonominë globale, por gjithmonë, duke zbatuar një strategji afatgjatë zhvillimi dhe politika afatmesme ekonomike dhe fiskale, në shërbim të objektivave kryesore të strategjisë afatgjatë.

Kina është ekonomia që ka përballuar vitet e fundit sfidat më madhore dhe mund të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha ekonomitë e tjera jo vetëm të rajonit aziatik, por edhe në nivel global.


Foto nga VCG

Konferenca e Boaos solli për kolegët, bashkëudhëtarët e tjerë ekonomikë në vendet e tjera aziatike, bashkërendimin e eksperiencave dhe planeve të tyre, duke ju përafruar shërbimeve dhe prodhimit kinez.

CMG: Sa gjykoni se do të rritet tregtia globale, me rritjen e parashikuar mesatare 4.5 përqind të ekonomive të Azisë për këtë vit dhe a ndikon kjo rritje zhvillimin ekonomik dhe në Evropë dhe në rajonin tonë?

Eriola Hoxha: Sigurisht që e ndikon. Ky është një raport i drejtë.

Nëse ekonomitë europiane dhe botërore kanë ditur ta kapërcejnë situatën nga Covid-19, si dhe stanjacionin ekonomik, suksesi i tyre aktual lidhet drejpërsëdrejti me zhvillimet e 4-5 viteve të fundit.

Këto jo domosdoshmërisht në shumë vende janë zhvillime pozitive. Nuk duhet të harrojmë që ka patur vende që si superfuqi ekonomike botërore, kanë patur recension.

Ndërkohë që Kina arriti ta përballonte me shumë sukses.

Ky përballim i suksesshëm duhet t’i shërbejë edhe vendeve të tjera. Sigurisht që tek rritja ekonomike 4.5 përqind e ekonomive të rajonit aziatik, pjesën më të madhe e zënë të gjitha të ardhurat dhe shërbimet, që ekonomia kineze, kjo ekonomi kombëtare, e dyta në rang botëror, realizon brenda një viti.

Mallrat dhe shërbimet kineze sigurisht që ndikojnë fuqimisht në tregtinë dhe zhvillimin e ekonomive të Evropës dhe edhe të rajonit tonë.

Po flasim këtu për ekonomi që konkurrojnë të fuqishme ndërmjet njera-tjetrës, dhe jo për ekonomi që synojnë t’i përafrohen Kinës apo ekonomive të tjera të rëndësishme në nivel global.

Sigurisht që vendi që zë import-eksporti i produkteve kineze varet shumë dhe rritet, jo vetëm nga cilësia, por edhe nga çmimi konkurrues që ekonomia e Kines arrin të ofrojë në tregjet botërore për mallrat e saj.


Erjola Hoxha në intervistë për CMG

CMG: Çfare vendi zunë në Forumin 2024 të Boaos tema si inovacioni shkencor dhe teknologjik, si dhe implikimet e gjera në prodhim dhe në shoqëri të intëligjencës artificiale?

Eriola Hoxha: Kur flasim për teknologji informacioni, inteligjencë artificiale, apo ekonomi digjitale, padyshim, duhet ta pranojmë se ekonomia kineze me produktet e saj inovative dhe me çmime të përballueshme ka mbizotëruar globin.

Shumë risi të teknologjisë burojnë nga ky vend, nga kjo superfuqi ekonomike.

Madje vendet e tjera e kanë adaptuar këtë mënyrë të punuari dhe të prodhuari, të të gjitha risive të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

Konferenca nxori në pah zhvillimin e mëtejshëm të botës së automjeteve elektrike, botës së avionëve, të fushës së mjekësisë digjitale, të robotikës por edhe të një pjese të dedikuar të shkëmbimeve njerëzore, të rinisë aziatike, në rradhë të parë të asaj kineze, me partnerët dhe të rinjtë evropianë dhe nga rajonet e tjera të botës.

Ky shkëmbim eksperience, i theksuar edhe në Forumin e Boaos, ka ndihmuar në rritjen e përdorimit të risive teknologjike përherë e më shumë nga të rinjtë.

Një shembull perfekt i inovacionit të ekonomive aziatike dhe në rradhë të parë, të asaj kineze, është përdorimi i inteligjences artificiale në transport, mjekësi, komunikim dhe në fusha të tjera të së ardhmes.

Intervistoi Fatos Çoçoli

Burimi: CRI.CN

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.