Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie

Në vijim të vizitës në rajonin arbëresh të Kalabrisë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me banorët e komunës Firmo.


Pasditen e sotme, në vijim të vizitës në rajonin arbëresh të Kalabrisë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me banorët e komunës Firmo.

Presidenti Begaj përcolli mesazhin për ndërveprim mes komuniteteve me kultura të ndryshme dhe në këtë aspekt vlerësoi rolin e arbëreshëve për fuqinë e identitetit, trashëgiminë kulturore, traditën popullore dhe folklorin. Duke iu referuar traditës së përvitshme të “Valljes”, që në këtë fshat ruhet si simbol i fitores së Skënderbeut, Presidenti Begaj theksoi se ajo mbetet gjithnjë frymëzuese. Ai iu drejtua pjesëmarrësve në këtë festë të “Valljes” të promovojnë njohjen e identitetit dhe diversitetin kulturor.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të shohim të “vallëzojnë lirshëm” veçanërisht të rinjtë, të cilët duhet të luajnë një rol thelbësor në ruajtjen e kësaj trashëgimie. Të rinjtë janë ambasadorët e ardhshëm të kulturës sonë dhe mbajtësit e flamurit të identitetit arbëresh dhe shqiptar”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili tha se duhen përgatitur brezat për të përballuar sfidat e globalizimit, si dhe duke ruajtur unikalitetin e trashëgimisë.

“Kultura dhe tradita arbëreshe, si pjesë shumë e rëndësishme e kulturës shqiptare, – vlerësoi Presidenti Begaj, janë dëshmi e fuqisë së lirisë për të mbijetuar përmes shekujve, edhe në kushte të vështira dhe ndryshime të mëdha historike”.

Sikurse në takimet e mëparshme me arbëreshët, edhe në Firmo Kreu i Shtetit përcolli mesazhin për ruajtjen e traditave, kulturës e gjuhës, si një mënyrë për të kujtuar origjinën, por dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…