Shpëtim Axhami: Rezistenca e organizuar shtetërore, ndaj pushtimit fashist më 7 prill 1939, nderoi kombin tonë!

Me armë në dorë u pritën pushtuesit italianë në Durrës, Vlorë, në Shëngjin, në Lezhë, në Shkodër, etj.


Nga Shpëtim Axhami

Rezistenca e organizuar shtetërore, ndaj pushtimit fashist me 7-Prill 1939, nderoi kombin tonë!

Italia pushtuese u prit me armë të ushtrisë shqiptare, me 7 prill 1939.

Gjaku italian u derdh në tokë shqiptare nga mbrojtja e vijës bregdetare, bërë kjo, nga forcat ushtarake shtetërore drejtuar nga major Abaz Kupi, Komandant i Përgjithshëm i Rojes Mbretërore Kufitare kolonel Sami Koka, komandant Mujo Ulqinakut dhe qindra forca të tjera.

Mujo Ulqinaku

 

Çdo vit dalin dokumente të reja për rezistencën e bërë me 7 Prillit 1939, të organizuar zyrtarisht nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Mbretit Zog.

Urdhëri i operacionit për të mbrojtur bregun shqiptar, në rast të përpjekjes italiane për zbarkim, iu dërgua më 5 prill 1939 Komandës së Batalionit 1 të Rojes Mbretërore të Kufirit në Durrës, Komandës së Batalionit 2 në Shkodër, Komandës së Batalionit 6 në Gjirokastër dhe Komandës së Kompanisë të Rojes Mbretërore të Kufirit në Zogaj.

Këto dokument janë në arkivin e Shtetit dhe historianët janë në dijeni, disa prej tyre, më objektivët, kanë vazhduar edhe publikimin e tyre.

Qëllimi i regjimit komunist, duke mohuar rezistencën e organizuar shtetërore ndaj pushtimit fashist, ishte e qëllimshme, kjo që të mbulohej e të deformohej çdo e kaluar e lavdishme e jona, historia e Shqipërisë duhet të fillonte me 8 Nentor 1941 dhe me 29 Nëntor 1944.

Çdo gjë tjetër duhet tē ishte e zezë, duhej ndëshkuar e harruar, duhej interpretuar ashtu si atyre jua donte interesi i pushtetit dhe jo interesi kombetar.

 

A pati rezistencë zyrtare të organizuar me 7 Prill 1939.

Absolutisht, po dhe po!

Pasi Mbreti Zog kishte refuzuar çdo marrëveshje afruar prej palës italiane, që binte në kundershtim me interesat tona kombëtare, dhe sulmi italian u bë i pashmangshēm, Mbreti Zog dhe qeveria shqiptare në çdo minutë e sekondë ishin të impenjuar dhe shqetësuar maksimalisht për zgjidhjen e kësaj situate dhe marrjen e masave mbrojtëse.

Sipas planit mbrojtës, vija bregdetare dhe territoriale nga mendohej të vinte sulmi ndahej në katër zona, por në Durrës, i cili ishte porti më i madh, dhe nga ku pritej zbarkimi kryesor i forcave italiane, Mbreti Zog emëroj si komondant operativ mbrotje major Abas Kupin.

Abaz Kupi

 

Ja si shkruan vetë Abaz Kupi për rezistencën e 7 Prillit 1939:

“Kur anijet e armikut arritën pranë molos, i lashë fashistët të zbrisnin në tokë, madje dhe të na afroheshin nja 200 metra. Atëherë dhashë urdhër që të hapej zjarr kundër tyre. Kështu, në ora 4 të mëngjesit kishte filluar një betejë e vërtetë. Gjatë këtyre luftimeve, të tre sulmet e tyre të njëpasnjëshme i zmbrapsëm, duke i detyruar agresorët që të ktheheshin e të futeshin sërish nëpër anijet e tyre.

Gjatë sulmit të katërt, armiku, duke vënë në përdorim të gjithë mjetet dhe forcat e tij luftarake që dispononte, u përqendrua në një sulm të përgjithshëm kundër krahut tonë të djathtë. Në këtë mes, ne, duke mos i pasur mjetet e nevojshme gjatë 6 orë luftimesh të përgjakshme dhe të pandërprera, qemë të detyruar që të tërhiqeshim”.

Kështu ka ndodhur, jo vetëm në Durrës, po edhe në Vlorë e Sarandë, dhe pati shumë të vrarë e të plagosur nga të dy krahët, edhe pse propaganda fashiste e minimizoi rezistencën shqiptare.
Qartësisht për planin e mbrotjes dhe rezistencën shtetërore të 7 Prillit flet edhe urdhëri i Komandantit të Përgjithshëm i Rojes Mbretërore të Kufirit, tenent kolonel Sami Koka, dokument i cili gjendet në AQSH. Plani u zbatuar për aq sa ishin kushtet e Mbrojtjes kufitare, duke lënë shumë të vrarë në palën italiane.

Koloneli Koka i cili mbrojti kufirin e Shqipërisë nga pushtuesit fashistë më 7 prill 1939 në Gjyqin Special të 13 prillit 1945 u dënua me 30 vjet burg.

Autori i shkrimit, Shpetim Axhami

 

Siç shihet me fakte e dokumente, qartë shkurtimisht edhe për sa më sipër, përballë një fuqie ushtarake botërore u bë një rezistencë e organizuar shtetërore nga një vend si Shqipëria.

Kjo rezistencë u bë me shpirt atdhetar nën drejtimin e Mbretit Zog, për këtë flet edhe vetë thirrja publike e Mbretit Zog në Radio Tirana, u bë prej nacionalistëve dhe shqiptarëve të paindroktinuar akoma me frymën bolshevike komuniste.

Pavarsisht se Italia ishte një nga shtetet më të militarizuara të kohës dhe Shqipëria e atyre viteve ishte me rreth 800.000 banorë e pamundur për t`i bënte ballë një agresori të tillë, pushtuesi u prit me armë e luftë të organizuar.

Në pushtimin e Shqipërisë më 7 prill 1939, thuhet se morën pjesë mbi 20.000 ushtarë italianë, të shoqëruar me 64 topa, 860 automjete, rreth 400 aeroplanë, 300 tanke të lehtë dhe 12 anije lufte.
Shumë luftëtarë, kur Shqipëria u sulmua pabesusht nga Italia fashiste me 7 Prill 1939 ranë heroikisht dëshmorë në betejë e sipër. Këta ishin dëshmorët e parë të atdheut, nacionalist antifashist jo komunist, por edhe deshmorët e parē europian në luftën kunder fashizmit.

Në radhët e pushtuesve flitet për shumë të vrarë e dëme në mjete.

Prof. Berndt Fischer

 

Prof. Berndt Fischer, 7 prilli

Në librin “Shqipëria në luftë 1939-1945” , botim i vitit 1999, shkruan: “…Më 7 prill 1939, rreth 22 000 ushtarë të mbështetun me afërsisht 400 aeroplana lufte, 300 tanke të lehta dhe disa duzina luftanijesh, sulmuan Durrësin, Vlorën, Shëngjinin dhe Sarandën… Xhandarmëria e Durrësit, nën drejtimin e komandantit Abaz Kupi, megjithëse nën presion të madh numerik dhe e paisun vetëm me nga 50 fishekë, zmbrapsi me sukses sulmet e para… Kupi dhe luftëtarët e tij u mundën vetëm nga numri i madh (italian) dhe mbasi i shkaktuan nji numër të konsiderueshëm viktimash, u tërhoqën në qytet… Luftimet në qytetin e Durrësit zgjatën dy-tre orë. Simbas tregimeve të vendësve, në Durrës u vranë rreth 400 italianë. Italianet raportuan vetëm 12 të vramë gjatë gjithë invazionit…. Sipas Fischer, kryekëshilltari i ministrit fashist G. Ciano, Filippo Anfuso, ka deklaruar: “Sikur shqiptarët të kishin pasur një brigadë të armatosun mirë, do të na kishin hedhë në Adriatik”.

Në këtë luftë ranë heroikisht shumë dëshmorë si Mujo Ulqinaku e të tjerë (regjistruar e faktuar). Me armë në dorë u pritën pushtuesit edhe në Vlorë, në Shëngjin, në Lezhë, në Shkodër, te Ura e Bahçallëkut etj.

Mbreti Zog qeveria shqiptare morën masa me anën e përfaqësuesit shqiptarë në Lidhjen e Kombeve ku denoncuan agresionin italian, duke e konsideruar Shqipërinë si viktimë të Boshtit nazi-fashist.
Në këto kushte, pse edhe pas një rezistence të madhe Shqipëria ra nën pushtimin fashist.

Mbreti dhe qeveria shqiptare u detyruan të largoheshin për në egzil për të ushtruar nga atje të drejtën e tyre drejtuese shtetërore pa u shkëputur për asnjë çast nga problemet në Shqipëri.

Largimi i Mbretit Zog mbetet i justifikuar!

Sipas burimeve dhe dokumenteve të sigurta të kohës dëshira e Tij nuk ishte për t’u larguar.

Largimi i detyruar i Tij, bërë me vendim të Asamblesë Kombëtare, është në mëngjezin e 10 Prillit 1939 e jo me 7 Prill si edhe shpifet qëllimisht. Provesverbalet e këtyre mbledhjeve dhe vendimet, që përshkruhen nga shumë dëshmitarë e protagonistë, ende nuk dihet se ku janë. Këto proçes-verbale mundet të jenë zhdukur qëllimisht pas 1944-s, për të kompromentuar figurën e Mbretit Zog.

Largimi i Mbretit Zog nuk ishte rast unikal, të gjithë mbretërit e vendeve fqinjë kanë vepruar njësoj.
Mbretit Zog i’u sygjerua dhe ju kërkua largimi i Tij, kjo si domosdoshmëri për të siguruar integritetin territorial kombëtare në vazhdimësi, pasi moslargimi i Tij, kapja rob e Tij, por edhe egzekutimi i mundshëm do tē sillnin pasoja të rënda për Shqipërinë deri tek humbja e inegritetit territorial duke e ndare atë mes vendeve fqinje.

Lufta italo-greke, nëpërmjet territorit shqiptarë, me praninë e Mbretit në vend do të i acaronte akoma më tepër marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, duke futur këtu edhe Ligjin e Luftës të palës greke.
Kapja e Mbretit mund të bënte nënshkrimin e gjërave jasht vullnetit personal të Tij, falë kësaj Shqipëria mbeti i vetmi vend që nuk ka nënshkruar akt kapitullimi me pushtuesit fashistë.

Sido, data 7 Prill 1939 e gjeti Shqipërinë pa komunizëm, e prandaj rezistenca u bë e organizuar zyrtarisht e prej forcave të xhandarmarisë mbretërore dhe nacionalistëve atdhetar shqiptar.

7 Prilli i 1939 mbetet dita më e zezë për Shqipërinë e për shqiptarët, sepse ajo i hapi rrugën pushtimit të mëvonshëm komunist dhe largimin jo të ligjshëm të sistemit qeverisës mbretëror.

Historia duhet të shkruhet drejt. Historianët dhe kushdo që di e ka diçka për të thënë në lidhje me rezistencën e 7 Prillit nuk duhet të rrinë urtë, por duhet të shkruajnë ashtu si duhet mbi këto fakte që e lartësojnë kombin tonë.

“ATDHEU MBI TË GJITHA”??

(Marrë nga postimi në Facebook i autorit Shpëtim Axhami)

BSH: Rritja ekonomike 3.8% gjatë 2024-ës

Ekonomia shqiptare po vijon trendin në rritje gjatë këtij vitit dhe parashikohet të jetë optimiste duke lënë pas vendet e…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Tragjedia e një shoqërie përmes fatit të një gruaje dhe fëmijëve të saj…

Një nënë i dha fund jetës, duke u vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

BSH: Rritja ekonomike 3.8% gjatë 2024-ës

Ekonomia shqiptare po vijon trendin në rritje gjatë këtij vitit dhe parashikohet të jetë optimiste duke lënë pas vendet e…