Bankat, mbi 2.7 miliardë lekë kredi për bujqësinë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, krahasuar me një vit më parë pesha specifike e kredisë të dhënë për bujqësinë u rrit me 5.6%.

Bankat tregtare gjatë vitit 203 dhanë 2.7 miliardë lekë kredi për sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimin.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, krahasuar me një vit më parë pesha specifike e kredisë të dhënë për bujqësinë u rrit me 5.6%.

Bujqësia është si një sektor me potenciale të mëdha për të rritur kreditimin.

Me një kontribut në rritje në ekonominë e vendit, punësimin dhe eksportet, bujqësia është kthyer tashmë në vëmendjen e plotë të politikave të qeverisë duke sjellë interes të shtuar edhe të biznesit për sipërmarrje të reja në shumë fusha që ofron bujqësia.

Ekspertët presin që huadhënia të zgjerohet edhe më shumë për periudhën në vijim, nxitur edhe nga skemat e ndryshme të mbështetjes që po aplikon qeveria në bashkëpunim me programet e huaja.

Ndërkohë që skema e garancisë sovrane për fermerët, me 1 miliard lekë është një tjetër mbështetje për fermerët, që u krijon akses për kredi nga bankat tregtare.

Ekspertët e BSH-së shprehen se, ndër çështjet që frenojnë kreditimin e bujqësisë lidhen me mungesën e garancive dhe kolateraleve për huatë, mungesën e informacionit, njohurive teknike dhe aftësive menaxheriale të fermerëve, fragmentimi i lartë i tokës (fermat e vogla) e si pasojë, mungesa e ekonomive të shkallës dhe mungesa e kooperimit mes fermerëve për të siguruar kontrata të mëdha porosie, shfrytëzimit të përbashkët të magazinave, etj.

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…