“Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut” transmetohet në median franceze

Gjatë vizitës shtetërore të Presidentit të Kinës Xi Jinping në Francë, të martën u mbajt në Paris ceremonia e promovimit të programit televiziv “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut” prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës.


Gjatë vizitës shtetërore të Presidentit të Kinës Xi Jinping në Francë, të martën u mbajt në Paris ceremonia e promovimit të programit televiziv “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut” prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës.

Në ceremoni shprehën urimet e tyre të ftuarit si Laurent Fabius, Kryetar i Këshillit Kushtetues dhe ish-Kryeministër, Jean-Pierre Raffarin ish-Kryeministër dhe President i Fondit të Perspektivës dhe të Inovacionit.

Siç mësohet, programi do të fillojë të transmetohet në mediat vendase si DailyMotion, Euronews etj.

Programi “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut” fokusohet në tema si zhvillimi i gjelbër, qytetërimi ekologjik, sundimi i ligjit, prosperiteti i përbashkët, mbrojtja e trashëgimisë kulturore etj. Ky program përzgjedh citime nga fjalimet, artikujt dhe bisedat e rëndësishme të Presidentit të Kinës. Nëpërmjet vizitave në terren dhe dialogjeve me të ftuarit e huaj, programi synon të pasqyrojë bukurinë unike të Kinës së sotme, si edhe t’i tregojë botës origjinën kulturore dhe mençurinë e thellë të modernizimit të stilit kinez.


Laurent Fabius, Kryetar i Këshillit Kushtetues dhe ish-Kryeministër francez


Jean-Pierre Raffarin ish-Kryeministër dhe President i Fondit të Perspektivës dhe të Inovacionit

z. Shen Haixiong, Zv/Ministër i Departamentit të Promovimit të Komitetit Qendror të PKK-së dhe President i Grupit Mediatik të Kinës, si dhe Brice Lalonde ish Ministër francez i Mjedisit dhe ish Zv/Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, mbajtën fjalimet e rastit dhe deklaruan nisjen e transmetimit të programit, bashkë me Kryetarin e Bordit të Euronews, David.

Fjalën e rastit e mbajti edhe z. Eric Alauzet, President i Grupit të Miqësisë Francë-Kinë të Asamblesë Kombëtare të Francës.

Në fjalimin e tij, z. Fabius u shpreh se Kina është një vend madhështor me histori të lashtë, kulturë dhe traditë unike. Nën udhëheqjen e Presidentit Xi, populli kinez ka treguar risi mahnitëse, gjatë procesit të realizimit të modernizimit të stilit kinez, duke bërë arritje që bien në sy në gjithë botën.

Ky është pasqyrim i gjallë i mençurisë mijëravjeçare në Kinën moderne. Ai beson se programi do të ofrojë një shans të rëndësishëm për francezët, për të njohur Kinën në mënyrë më të gjithanshme dhe më të thellë, duke shtuar forcën kulturore në nxitjen e miqësisë dhe shkëmbimeve dypalëshe, si edhe duke sjellë kënde të reja në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta globale.

Z. Raffarin tha se vitet e fundit, Kina ka patur një shpejtësi të jashtëzakonshme zhvillimi në fushat si inovacioni tekniko-shkencor dhe mbrojtja e mjedisit ekologjik. Projektet dhe mençuria kineze ia vlejnë të dëgjohen. Franca dhe Kina kanë qytetërime madhështore, të cilat mbajnë qëndrime të njëjta ose të ngjashme në shumë aspekte. Ai shpreson se të dyja palët mund të gjejnë më tej konsensus, duke zgjeruar hapësirat e bashkëpunimit në risitë tekniko-shkencore, zhvillimin e vazhdueshëm, për të gjallëruar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Shen Haixiong tha se Franca është një vend i madh perëndimor, me opinione të pavarura dhe natyrë të veçantë. Ajo ka fituar respektin e popullit kinez, jo vetëm për fuqinë e saj ekonomike, por edhe për cilësinë kombëtare dhe integritetin e popullit. Shkëmbimet kulturore kanë të bëjnë me kryqëzimet, përballjet dhe tërheqjen e ideve dhe kulturave. Programi premium i CMG-së “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut” (versioni ndërkombëtar) u transmetua në Francë, duke hapur një dritare mendimi për të mirëkuptuar mendimet e Presidentit Xi, kulturën dhe mençurinë kineze.

Ftojmë të gjithë të ndjejnë nga afër qytetërimin e shkëlqyer kinez dhe forcën magjike të Kinës në epokën e re. Duke qëndruar në momentin historik të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Francës prej 60 vjetësh, CMG-ja është e gatshme të punojë krah për krah me miqtë francezë, për të kontribuar me mençuri dhe forcë në ndërtimin e një partneriteti strategjik më të fortë dhe më dinamik Kinë-Francë, si edhe promovimin e ndërtimit të një bashkësie të ardhshme me fate të përbashkëta të njerëzimit.


Shen Haixiong, Zv/Ministër i Departamentit të Promovimit të Komitetit Qendror të PKK-së dhe presidenti i CMG-së

Brice Lalonde beson se transmetimi në Francë i “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut” (versioni ndërkombëtar,) ka ndërtuar një urë mes Francës dhe Kinës për të thelluar mirëkuptimin dhe rritur besimin reciprok. Ai tha se arritjet e Kinës në qeverisjen mjedisore, teknologjinë e re të energjisë dhe aspekte të tjera janë të kënaqshme dhe emocionuese. Franca dhe Kina kanë synime shumë të qëndrueshme në ndërtimin e qytetërimit ekologjik dhe aspekteve të tjera. Ato kanë miratuar së bashku Marrëveshjen e Parisit dhe Iniciativën e Përbashkët të Projektit të Pylltarisë së Kinës. Jemi të lumtur të shohim se të dyja palët vazhdojnë të kryejnë bashkëpunim pragmatik në fushën e mbrojtjes së mjedisit, si edhe të promovojnë zhvillimin e shëndetshëm të botës, në drejtim të qëndrueshmërisë me karbon të ulët.


Ish-Ministri francez i Mjedisit dhe ish Zv/Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Brice Lalonde

Eric Alauzet ka shumë pritshmëri për perspektivën e bashkëpunimit mes Francës dhe Kinës. Ai tha se vitet e fundit, zhvillimi i shpejtë i Kinës në energjinë e rinovueshme, biodiversitetin dhe aspekte të tjera, pasqyron plotësisht lidhjen e pasur dhe rëndësinë praktike të filozofisë lindore. Franca dhe Kina kanë të dyja një histori të gjatë. Janë dy qytetërime harmonike, por të ndryshme dhe plotësuese me njëri-tjetrin. Ky vit shënon 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Francës dhe Kinës. Gjithashtu është dhe Viti i Kulturës dhe Turizmit midis Francës dhe Kinës. Shpreson se të dyja palët do ta shohin këtë rast si një pikënisje të re, për të thelluar shkëmbimet dhe për të drejtuar zhvillimin e botës drejt multilateralizmit.


Eric Alauzet, Kryetar i Grupit të Miqësisë Francë-Kinë të Asamblesë Kombëtare të Francës

Sipas raportimeve, ” Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinping” (versioni ndërkombëtar) është transmetuar vazhdimisht në internet në DailyMotion, grupin mediatik francez “Sipërmarrësi” dhe në platforma të tjera. Programi dhe videot e tij promovuese janë transmetuar gjithashtu nga rreth 100 media kryesore në Evropë dhe në mbarë botën, duke përfshirë Euronews dhe Televizionin Ekonomik të Francës BFM.

Gati njëqind personalitete të famshme nga qarqet politike, ekonomike, kulturore, artistike, sportive dhe mediatike të Kinës dhe Francës morën pjesë në këtë aktivitet.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…