Alina Hoxha, pianistja e talentuar shqiptare që po mahnit amerikanët!

15-vjeçarja shqiptare po na nderon në SHBA, si fituese e vendit të parë në konkursin në rang federal


Ndonëse e lindur e rritur në SHBA, Alina Hoxha ka ruajtur dhe kultivuar lidhje të forta me Shqipërinë. Përzgjedhja e kompozitorit dhe e pjesës së përzgjedhur për këtë konkurs e nxjerrin më së miri në pah një gjë të tillë.

Pavarësisht integrimit në shoqëritë në të cilat janë zhvendosur; pavarësisht përvetësimit të mendësisë, kulturës dhe ritmit të jetesës në “atdheun” e tyre të ri, është një fakt historik i mirë konfirmuar dhe i mirë dokumentuar tashmë se diaspora shqiptare nuk i ka shkëputur kurrë një herë lidhjet me Shqipërinë; përkundrazi, krahas kultivimit dhe ruajtjes si diçka të shenjtë, është përpjekur t’i shpalosë dhe t’i shprehë këto lidhje, duke shfrytëzuar forma dhe mjete nga më të ndryshmet.

I këtillë është edhe rasti i Alina Hoxhës, pesëmbëdhjetëvjeçares shqiptare që po na nderon në SHBA, qoftë si fituese e vendit të parë në konkursin në rang federal si njohësja më e mirë e latinishtes për shkollat e mesme, qoftë si sportiste e ekipit të të rinjve të shtetit të Nju Xhersit, qoftë, së fundmi, si pianiste, teksa është duke konkurruar për mundësinë për të performuar në Cernegie Hall, apo Qendra Linkoln, muajin e ardhshëm – një konkurs ky, që mbështetet, ndër të tjera, edhe te mbështetja e publikut, përfshirë edhe atë shqiptar, përmes pëlqimit në Youtube.

Mësuesja e saj e pianos është profesorsha e njohur hebreje, Marina Belkin.

Siç dihet tashmë, kompozitori i shquar polak Frederik Shopen e kaloi një pjesë të jetës së tij në mërgim. Gjatë kësaj pjese të jetës, Shopen e shndërroi muzikën në mjet shprehës të fuqishëm te lidhjeve të forta që vijonte të ruante me Poloninë.

Pjesë e përdorimit të muzikës sipas këtij qëllimi janë edhe mazurka-t, të cilat janë valle tradicionale polake. Shopen kompozoi 68 të tilla, ku çdocila pasqyron me këmbëngulje frymën dhe identitetin polak të autorit.

Ndër to, Mazurka Opus 67 Nr. 2 në sol minor zë një vend mjaft të veçantë, jo thjesht sepse melankonia dhe nostalgjia për atdheun gjejnë shprehinë më kulmore, por për shkak cantabile e kësaj mazurke, e cila skajësisht e thjeshtë dhe tejet delikate, krijon fuqishëm ndjesinë e një mesazhi lamtumire të kompozitorit, çka e ndeshim sërish edhe tek mazurka e tij e fundit, tek Opus 68 Nr. 4 në fa minor.

Ky zë mallëngjyes i kompozitorit të shquar mërgimtar, dhembja e tij e brendshme e shkaktuar nga malli për atdheun, përcillen në interpretimin e Alina Hoxhës me të tërë ndjeshmërinë, shpirtbutësinë, dhembshurinë dhe përdëllimin që meritojnë.

Dhe arsyeja është e thjeshtë: e lidhur pas të njëjtit fat me këtë korife të muzikës botërore, në interpretimin e saj, Alina Hoxha të jep ndjesinë se nëpër gishtat që lëvizin mbi tastierë, më tepër sesa Poloninë e Shopenit, po kalon përmallueshëm Shqipërinë që mban, ruan dhe kultivon thellë në zemër dhe në shpirt.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Tragjedia e një shoqërie përmes fatit të një gruaje dhe fëmijëve të saj…

Një nënë i dha fund jetës, duke u vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Travel Off Path”: Shqipëria – destinacioni mesdhetar me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

Tor Brierley shkruan në “Travel Off Path”