55 konflikte aktive, çfarë duhet pritur nga copëzimi i madh i rendit botëror

Ekzistojnë 55 konflikte të armatosura aktive, nga të cilat 8 kanë arritur nivelin e luftës dhe 22 janë ndërkombëtarizuar.


Nga Roberto Sciarrone, “Formiche.net”

Ky vit nisi duke lënë të pandryshuara debatet kryesore ndërkombëtare që e karakterizuan vitin e kaluar. Aktualisht sot në botë ekzistojnë 55 konflikte të armatosura aktive ndërmjet shteteve, nga të cilat 8 kanë arritur nivelin e luftës dhe 22 janë ndërkombëtarizuar.

Kjo do të thotë – siç raportohet edhe nga Observatori i Politikës Ndërkombëtare i Senatit të Republikës, Dhoma e Deputetëve dhe Ministria e Jashtme e Italisë – se njëra ose të dyja palët kanë marrë mbështetje me trupa nga një shtet i jashtëm.

Shumë prej këtyre konflikteve nuk po marrin të njëjtën vëmendje nga media. Megjithatë ato kanë një ndikim shkatërrues tek shoqëritë që kanë vuajtur prej dekadash prej tyre. Luftëra që e përcaktuan 2023-in, si vitin me numrin më të madh të konflikteve që nga Lufta e Dytë Botërore (1939-1945), siç u shpreh Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut UNHCHR), Volker Turk, në një konferencë për mediat në Gjenevë në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në konfliktet bashkëkohore deri në 90 për qind e viktimave janë civilë, sidomos gra dhe fëmijë. Në veçanti gratë, mund të vuajnë nga forma specifike dhe shkatërruese të dhunës seksuale, të përdorura ndonjëherë në mënyrë sistematike për të arritur objektiva ushtarake ose politike.

Një grup i madh krizash në zhvillim e sipër

Ka luftëra që përçajnë (Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Gaza). Pastaj është “fragmentimi i madh” i rendit botëror, një çështje e debatuar gjerësisht dhe rezultat i një viti 2023 që solli shfaqjen e krizave të reja dhe riaktivizimi i vatrave të tjera që ndihmojnë për të rigjallëruar tendencat dhe përplasjet në politikën ndërkombëtare.

Nga konkurrenca globale për kontrollin e sektorëve strategjikë tek polarizimi në rritje që po e dobëson Perëndimin, nga paraliza de facto e institucioneve shumëpalëshe (në një botë shumë-polare) tek dalja në skenë e aktorëve të rinj nga “Jugu Global”, deri tek konfliktet e reja në Lindje e Mesme dhe Nagorno-Karabak, dhe ngërçi në luftën në Ukrainë dhe me jugun që ecën ndjeshëm përpara ekonomikisht dhe demografikisht.

Më pas është Inteligjenca Artificiale dhe shoqëritë që po ndryshojnë me ritme gjithnjë e më dinamike në krahasim me paradigmat e shekullit XX-të. Me pak fjalë po jetojmë në një botë gjithnjë e më të pasigurt dhe të fragmentuar. Duke u nisur nga konflikti i fundit, sipas rendit kronologjik, është e qartë se pyetja e parë ka të bëjë me luftën në Gaza: A ka arritur apo jo të bashkojë ajo frontin e shteteve arabe, apo po ndihmon në krijimin e përçarjeve të mëtejshme?

Të analizosh pasojat e konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit është shumë e vështirë, për shkak të numrin dramatik të të vdekurve (më shumë se 20 mijë, përfshirë gra dhe fëmijë). Por është e qartë se pasojat “e jashtme” do të varen nga mënyra se si do të përfundojë lufta.

Çështja e parë që duhet trajtuar, është nëse ky konflikt ka bashkuar apo jo frontin e fragmentuar dhe të paqëndrueshëm të shteteve arabe plus Iranin dhe Turqinë. Pas dënimit unanim të sulmit të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael, pati dy reagime. I pari dhe ai më vendimtar e denoncoi Izraelin si një fuqi pushtuese neo-koloniale përballë situatës komplekse të palestinezëve, ndërsa i dyti njohu të drejtën e Izraelit për të reaguar, njohu tragjedinë e popullit palestinez, por duke kritikuar reagimin e ashpër të Jeruzalemit.

Reagimi i parë u mbështet nga Algjeria, Tunizia, Libia, Siria dhe Iraku; ndërsa i dyti nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Egjipti, ndoshta Katari dhe Maroku. Irani, me aleatët e tij si Hezbollahu, Huthi dhe milicitë shiite të Irakut dhe Sirisë, ka një pozicion opozitar ndaj Izraelit.

Ndërkohë, Turqia gjithnjë e kujdesshme për të ruajtur ekuilibrat në 3 kontinente, duke balancuar interesat dhe mundësitë, po tregon një qasje të fortë kundër reagimit ushtarak të Izraelit, por në të njëjtën kohë po tregon kujdes që të mos cenojë lidhjet ekonomike dhe tregtare të krijuara vitet e fundit me Izraelin.

Në këto kushte çfarë do të ndodhë me Marrëveshjet e Abrahamit që ishin gati të siguronin edhe futjen e Arabisë Saudite? Bombardimi i Gazës e ka bërë të pamundur nga pikëpamja etike bashkimin e elitës saudite me Izraelin. Ndaj për momentin nuk do të ketë nënshkrime të tjera nga shtetet arabe.

Por kjo nuk nënkupton “fundin” e procesit të nënshkrimit të marrëveshjes. Egjipti është një tjetër lojtar rajonal më i rrezikuar nga kriza humanitare palestineze që mund të shkaktojë trazira të brendshme në Kajro. Shumë gjera do të varen nga koha dhe mënyra se si do të arrihet një marrëveshje paqeje.

2024-a është edhe një vit zgjedhor, natyrisht në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Rusi, ku Vladimir Putin po përgatitet për zgjedhjet presidenciale të marsit. A mund të ketë një përshkallëzim të fushatës ushtarake pas këtyre zgjedhjeve? Me gjithë besnikërinë e popullatës ruse, kjo e fundit është e interesuar të ruajë komoditetet e një stili jetese tashmë të stabilizuar në vend.

Për këtë arsye, për Putin mund të jetë më e dobishme që edhe pas zgjedhjeve të vazhdojë luftën “bazë” pa përfshirjen fizike të shumicës së popullsisë. Pra ai s’do të ketë nevojë të ndryshojë linjën e tij të politikës së jashtme, përballë një Evrope gjithnjë e më të fragmentuar (me disa vende që po zhvendosen drejt të djathtës) dhe konflikteve të brendshme në SHBA, që do ta bëjnë me gjasë më të vështirë vazhdimin e ndihmës ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Një pyetje tjetër është: A do të detyrohet Ukraina të ulet në tryezën e bisedimeve? Ndoshta të dyja palët janë duke e humbur këtë luftë.

Ngritja e Jugut Global

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ndër temat mbi të cilat do të dëgjojmë të flitet këtë vit është rritja e ndikimit të Jugut Global, një zhvillim që përfaqëson padyshim një pikë kthese historike në politikën ndërkombëtare. Fokusi i Perëndimit në çështjet botërore, një perceptim shpeshherë i shtrembëruar i realitetit nga Veriu Global, ka qenë në rënie prej vitesh dhe sugjeron një pikë kthese të madhe në politikën globale.

Termi “Jug Global”, përcakton kryesisht kushtet ndërkombëtare ekonomike dhe politike dhe jo aq vendndodhjen gjeografike. Kështu ai përfshin vendet në zhvillim në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi. Po cila është ideja e Jugut global?

Ajo lidhet gjithnjë e më shumë me përpjekjet individuale apo kolektive nga vendet në zhvillim për të formësuar rezultatet ndërkombëtare dhe garantuar një pjesëmarrje më të barabartë në proceset globale të vendimmarrjes. Vitet e fundit, koncepti i Jugut global ka qenë përfaqësuar më shumë një entitet gjeopolitik.

Disa vende si India, Afrika e Jugut dhe Brazili, kanë ndjekur objektiva afatmesme dhe afatgjata duke “dalë” nga rreshtimet e bazuara në ideologjinë ose politika e blloqeve. Një nga shembujt e kësaj politike, ishte kundërshtimi i vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë siç kërkuan vendet e Veriut Global.

Dhe duke mos u rreshtuar me asnjë nga dy blloqet e mëdha, përveç evolucionit të qartë të grupimeve specifike si BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) të cilat e kanë zgjeruar anëtarësimin e tyre në Argjentinë, Egjipt, Etiopi, Iran, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Monedha e përbashkët, reduktimi i varësisë nga dollari amerikan dhe sistemi i pagesave SWIFT. Këto janë disa nga propozimet. Vende të tjera, si Meksika, Turqia dhe Indonezia, janë afër BRICS, por kanë zgjedhur të imponojnë udhëheqjen e tyre rajonale si fuqi të mesme, duke ndjekur rrugë të ndryshme. Këto vende janë të zëshme në skepticizmin e tyre ndaj konkurrencës tashmë të kristalizuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Po të tjerët? Edhe ata janë po në këtë grupim.

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.