Kisha e “Shën Mërisë” e Kosinës, mbi 1000 vjet histori

Muratura e kishës është e tipit të kluasonazhit dhe i përket shek. XII.


Nga Andrea Llukani

KISHA E “SHËN MËRISË”
KOSINË, PËRMET, SHEK. XII

Kisha e “Shën Mërisë” gjendet sipër një kodre në fshatin Kosinë të Përmetit. Sipas prof. Aleksandër Meksit kisha është në formë kryqi me kube dhe ka përmasa 11×7.50 metra. Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe mjedisi i altarit. Tamburi cilindrik është i ndërtuar me tulla. Në të këmbehen dritare me nike të harkuara, të cilat janë me tulla të shkallëzuara. Tamburi përfundon me një frize prej tullash të vendosura në formë dhëmbë sharre.

Faqet e mureve janë të ndërtuara me gurë dhe tulla. Gurët e papunuar janë të vendosur në formë të çrregullt. Muret janë të stolisura me motive zbukuruese. Muratura e kishës është e tipit të kluasonazhit dhe i përket shek. XII.

Sipas Theofan Popës në një tullë të rrumbullakët të murosur në murin lindor përmbi apsidën e kishës gjendet viti 800, 200, 700”.

Ikonostasi i kishës është i gdhendur në dru. Mbi ikonën e Krishtit në ikonostasin e kishës është shkruar: Διά χιρός Νικολάου ίερέος Ποστενάλης 1829 Μαίου 16. “Me dorën e Nikollë Postenalit, 1829 maj 16”. Kambaneria e kishës është ndërtuar në vitin 1868.

Mbi një gur të kambanerisë është gdhendur viti 1868. Kisha e “Shën Mërisë” në fshatin Kosinë të Përmetit në vitin 1963 është shpallur monument kulture.

Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës e dialogut, MEKI mbështetje për skenën e pavarur artistike

Viti 2025 premton plot aktivitete që do të nxisin krijimtarinë, promovimin e dialogut, ndërgjegjes qytetare e përqafimit të fuqisë transformuese…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës e dialogut, MEKI mbështetje për skenën e pavarur artistike

Viti 2025 premton plot aktivitete që do të nxisin krijimtarinë, promovimin e dialogut, ndërgjegjes qytetare e përqafimit të fuqisë transformuese…