Balla: Viti 2024 duhet të shënojë goditjen përfundimtare ndaj kanabisit

Ministri i Brendshëm: Viti 2024 duhet të shënojë goditjen më të madhe asfiksuese dhe përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha sot se viti 2024 duhet të shënojë goditjen më të madhe asfiksuese dhe përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit

Reagimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, vjen pas operacionit policor të zhvilluar sot nga Policia e Gjirokastrës për goditjen e një grupi të prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Në një postim rrjetet sociale, Balla duke publikuar video nga operacioni policor, thekson se viti 2024 duhet të shënojë goditjen më të madhe asfiksuese dhe përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit

“Policia e Shtetit vijon goditjen e grupeve e kriminale të përfshira në kultivimin/prodhimin e lëndëve narkotike. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Gjirokastër për operacionin gjatë të cilit u godit një rast i përshtatjes së banesës për kultivim të kanabisit”, u shpreh Balla.

“Gjatë vitit 2023 u goditën 28 grupe kriminale me aktivitet në fushën e kultivimit, ️janë kryer 171 operacione policore ▫️janë goditur 335 raste për kultivim të bimëve narkotike, ️janë asgjësuar 293.047 bimë narkotike cannabis sativa ️me 273 shtetas të ndaluar dhe vendosur nën akuzë. Viti 2024 duhet të shënojë goditjen më të madhe asfiksuese dhe përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit”, përfundoi Balla.

Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se, “si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të inteligjencës policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në fshatin Veliqot, në kuadër të operacionit të koduar “Closed”, kanë zbuluar një ambient (banesë të pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, në vazo.

Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 249 bimë narkotike të mbjella në vazo, 25.35 kg lëndë narkotike cannabis sativa, llamba, pajisje ventilimi dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: D. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Veliqot (pronari i banesës) dhe E. Sh., 47 vjeç, banues në Sarandë, bashkautorë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, përfundon njoftimi i Policisë së Gjirokastrës.

(Marrë nga ATSH)

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.