Projektrezoluta e PS, ambasada e SHBA: Propozim premtues

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar sot lidhur me draftrezolutën e paraqitur një ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama për qeverisjen e mirë dhe antikorrupsionin si dhe ftesën që i bëri opozitës për ta votuar në Kuvend.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar sot lidhur me draftrezolutën e paraqitur një ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama për qeverisjen e mirë dhe antikorrupsionin si dhe ftesën që i bëri opozitës për ta votuar në Kuvend.

Në një reagim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Ambasada e SHBA e cilëson propozimin si premtues si dhe nxit pjesëmarrjen e shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e vendit.

“Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe antikorrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euroatlantike.

Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”, thuhet në reagimin e Zyrës së shtypit të ambasadës së SHBA në Tiranë për ATSH.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Lamtumira e parakohshme e Gerti Bogdanit!

Gerti Bogdani ishte një njeri i angazhuar, një personalitet publik i arsimuar në SHBA.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Lamtumira e parakohshme e Gerti Bogdanit!

Gerti Bogdani ishte një njeri i angazhuar, një personalitet publik i arsimuar në SHBA.