Arrestimi i iranianit në Gjermani, informacionin e dha Mossad

Shtetasi iranian kishte marrë cianid dhe ricin për të kryer një sulm të madh


Agjencia e spiunazhit të Izraelit, Mossad, dha informacione që çuan në arrestimin e një iraniani që planifikoi një sulm të madh në Gjermani, thuhet në një raport të dielën.

Policia gjermane arrestoi një shtetas iranian 32-vjeçar i dyshuar për marrjen e helmeve vdekjeprurëse, si cianid dhe ricin, për të kryer një sulm “të motivuar nga islamizmi”, thanë autoritetet gjermane. Burimet izraelite konfirmuan përfshirjen e Mossad-it pasi gazeta gjermane “Bild” raportoi se agjencia e inteligjencës së një vendi mik dha informacione thelbësore.

Rezidenca e të dyshuarit në qytetin Castrop-Rauxel, në Gjermaninë perëndimore, u kontrollua si pjesë e hetimit, sipas një njoftimi të përbashkët për shtyp nga zyra e prokurorit publik të Düsseldorf dhe policia e qyteteve Recklinghausen dhe Muenster. Policia gjermane ka arrestuar edhe një person të dytë, i cili rezultoi se ishte vëllai i të dyshuarit, 25 vjeç.

Të dy burrat qëndronin në Gjermani që nga viti 2015. Paralajmërimi që autoritetet lokale kanë marrë i referohej vetëm njërit prej vëllezërve, por tjetri ishte tashmë i njohur për policinë dhe ndodhej në banesë në momentin e bastisjes së policisë.

Ministri i Brendshëm i shtetit federal, ku ata banonin, tha se paralajmërimi ishte shumë konkret dhe bëri që policia të vepronte menjëherë. Zjarrfikësit dhe ekspertët kimikë u vendosën për të ndihmuar policinë duke sinjalizuar se situata ishte trajtuar që në fillim si një sulm i mundshëm terrorist.

Në Izrael, zyrtarët e sigurisë po kryejnë hetime të mëtejshme për të përcaktuar nëse i dyshuari iranian synonte të sulmonte objektiva hebreje apo izraelite. Për dy vëllezërit është lëshuar një urdhër-arresti i cili lejon autoritetet t’i burgosin ndërsa hetimet vazhdojnë. Nëse planet për sulmin rezultojnë të vërteta, dy burrat mund të përballen me një dënim nga tre deri në 15 vjet burg. Nëse vërtetohet motivi islamik pas tij, dënimi mund të jetë edhe më i gjatë.

Sipas inteligjencës së brendshme gjermane, numri i anëtarëve ose mbështetësve të kauzave islamike ra me 1.5 për qind në 28,290 persona në vitin 2021, për shkak të “ndarjes” së grupit militant Shteti Islamik. Arrestimet e së dielës vijnë një muaj pasi autoritetet gjermane arrestuan 25 anëtarë dhe mbështetës të një grupi të ekstremit të djathtë, për të cilin zyra e prokurorit tha se po planifikonte një grusht shteti të dhunshëm. /iNews24

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.