Nga Traktati i Varshavës në NATO, aeroporti i Kuçovës është gati të hapet

Baza ajrore e Kuçovës u ndërtua t’i shërbente Traktatit të Varshaves ku Shqiperia ishte anetare në 1952, por tani ajo do të jetë në dispozicion të NATO-s


Në Kuçove pranë bazës së parë ajrore taktike të NATO-s në Shqipëri ndohet baza që është ndërtuar fillimisht në komunizëm në vitin 1952 me punë vullnetare, ndërsa që prej janarit të vitit 2022 këtu ka nisur puna ku janë investuar rreth 50 mln euro për të krijuar një infrastrukturë moderne dhe me kushte bashkëkohore për të mundësuar dislokimin e mjeteve ajrore të NATO-s të cilat pritet të kryejnë operacione stërvitore apo ta përdorin për nevoja të tjera të Aleancës.

“Për bazën e Kuçovës kjo është një gjë e mirë se vihet në lëvizje. Është një bazë që do krijojë mundësi dhe për aftësitë mbrojtëse tonat sepse është e përbashkët po ashtu edhe për ekonominë e qytetit sepse do të ketë punësim. Ajo është një bazë logjistike që do jetë gjithmonë në zhvillim. Eshtë në një pozicion jazhtzakonisht të mirë jo vetëm për vendin tonë por për gjithë rajonin”, tha Viktor Vangjeli-ish pilot në regimentin Kuçovë.

Baza ajrore e Kuçovës u ndërtua t’i shërbente Traktatit të Varshaves ku Shqiperia ishte anetare në 1952, por tani ajo do të jetë në dispozicion të NATO-s, aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur njerezimi dhe që i sherben paqes dhe vlerave të demokracisë perendimore.

“Zona është e hapur komplet nga të gjitha drejtimet që lejon edhe kur bie shi i rëndë dhe gjithë të tjerat avionët të ulen pa pasur problem siç kanë në aeroportet e tjera erë të fortë siç ka gjadri apo mjegëll siç ka rinasi. Pra është zgjedhur jo vetëm strategjikisht sepse aty ka qenë një aerodrome por edhe për kushtet e fluturimit”, tha Astrit Jaupi-ish pilot.

Nga kjo bazë pritet që të bëhet edhe kontrolli hapsires ajrore shqiptare si dhe të ndërtohet qendra e komandimit të dronëve të armatosur Bajraktar TB-2 që priten ti bashkohem flotës së ushtrisë shqiptare.

Puna në bazën ajrore të Kuçovës është ende duke vijuar megjithse inagurimi është parashikuar të ndodhë në 4 mars. Puna vijon për rindërtimin e pistës dhe të kullës së kontrollit ndërkohë që janë ndërtuar depot e armatimit dhe të karburantit, vendparkimet e avionëve si dhe stacionet e avarive dhe zjarreve.

Top Channel

Javët Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria sofra e manifestimeve ndërkulturore dhe diversitetit!

Javët Kulturore Ndërkombëtare një mision kaq fisnik dhe eksperiencë vëllazërimi mes kulturave dhe traditave

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria sofra e manifestimeve ndërkulturore dhe diversitetit!

Javët Kulturore Ndërkombëtare një mision kaq fisnik dhe eksperiencë vëllazërimi mes kulturave dhe traditave