Ditëlindja e mbretit Karl III shënohet edhe në Tiranë, King-Smith: Forcim i lidhjeve mes popujve tanë

Në ceremoni ishin të pranishëm personalitete të jetës publike, si Presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla


Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith u shpreh sot në pritjen me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Karl i Tretë, se shënohet një moment i veçantë për Mbretin Karl, por eventi ka të bëjë me forcimin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe lidhjes mes dy popujve tanë.

Në ceremoni ishin të pranishëm personalitete të jetës publike, si Presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministra, deputetë, kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj por edhe shumë të ftuar të tjerë nga arti dhe kultura.

“Ka traditë dhe festime të madhërishme që lidhen Monarkinë britanike. Por është më shumë se kaq. Më e rëndësishmja, Monarkia britanike ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetin. Mbreti Karl është një figurë qendrore për Britaninë, Komonuelthin dhe Botën, duke qëndruar mbi partitë politike dhe duke na bashkuar. Madhëria e tij vazhdon të jetë një mbrojtës i çështjeve të rëndësishme, të lirisë fetare, të mjedisit. I bëj nderim të gjithë udhëheqësve fetarë këtë mbrëmje- si atyre, që morën pjesë në Kurorëzimin e Mbretit për herë të parë, do të doja t’ju falenderoja që jeni të angazhuar për harmoninë ndërfetare dhe në miqësinë tuaj ndaj Mbretërisë së Bashkuar”, u shpreh King-Smith në nisje të fjalimit.

“Kur u takova me Madhërinë e tij javën e kaluar në Londër, për një audiencë zyrtare, ne diskutuam se sa e rëndësishme është Shqipëria për Mbretërinë e Bashkuar dhe për të gjithë Europën. Mbreti ynë është qartësisht i vetëdijshëm për trashëgiminë tuaj dhe parqet e bukura kombëtare që ju keni, në të gjithë vendin”, vijoi ai.

“Të dy qeveritë tona po punojnë së bashku edhe më ngushtësisht, ashtu siç përshkruhet në Komunikatën e Përbashkët të muajit dhjetor. Jam shumë krenar për këtë marrëveshje- mbulon një sërë çështjesh, të cilat vendet tanë duhet t’i trajtojnë. Ato që janë qartazi pozitive, përfshi këtu zhvillimin ekonomik, energjinë e rinovueshme dhe partneritetet mes universiteteve. Por, gjithashtu edhe disa që përbëjnë mundësi dhe sfida, duke përfshirë edhe emigracionin”, u shpreh ambasadori.

“Jam thellësisht i shqetësuar për shumë të rinj që mund të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes Kanalit, këtë verë. Ju bëj thirrje ju dhe kujto në Shqipëri- nëse është dicka që mund të bëni personalisht, ju lutem, inkurajojini shqiptarët të udhëtojnë në mënyrë të ligjshme, dhe të mos ndikohen nga videot në Tik-Tok dhe të mos shkatërrojnë jetën e tyre”, u shpreh ai.

King-Smith theksoi se të tilla sfida vetëm mund të tejkalohen nëse ne ndërtojmë besim dhe respekt të ndërsjelltë dhe nëse punojmë se bashku në mënyrë aktive për t’i menaxhuar.

“Pa dyshim që bashkëpunimi operacional është kyç. Por po kaq është edhe parandalimi. Kjo është arsyeja, që gjatë vitit të kaluar ne nisëm një program të ri britanik në veri të Shqipërisë për të krijuar punë dhe investime, I pari I këtij lloji në vend, I cili po shtrihet nga Kukësi edhe në rajonin e Dibrës”, u shpreh ambasadori.

“Dëshiroj të pohoj se ju do të gjeni tek Mbretëria e Bashkuar një avokate të palëkundur, për të bërë më shumë për të zhvilluar pjesët më të dizavantazhuara të vendit, Veriun e Shqipërisë, para së gjithash. Ajo që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria po bëjnë së bashku shihet si një model partneriteti për emigracionin në rang botëror.

Marrëdhëniet tona shkojnë përtej emigracionit- në promovimin e demokracisë, llogaridhënies, sigurisë dhe prosperitetit në të gjithë vendin dhe më gjerë në rajon.

Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi për të theksuar sërish se sa shumë e vlerëson Qeveria britanike rolin e shqiptarëve që jetojnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar- mjekëve, infermierëve, punëtorëve të ndërtimit, akademikëve. Atyre dhe të gjithëve ju, me të afërm në Mbretërinë e Bashkuar, ju them këtë: Faleminderit për kontributin tuaj në shoqërinë britanike. Ashtu siç me tha dhe Madhëria e tij këtë javë, ju dhe familjet tuaja janë gjithnjë të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar”, vijoi ambasadori Smith-King.

“Në cështjet e politikës së Jashtme, Shqipëria qëndron e fortë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’i kërkuar llogari Rusisë në luftën e paligjshme në Ukrainë. Jam i lumtur që Shkëlqesia e saj, Ministrja e Jashtme, Xhacka ndodhet aktualisht në Londër për ta përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën Globale të Rimëkëmbjes së Ukrainës, që organizojmë për të ndihmuar në rindërtimin e vendit”, theksoi ai.

Mbretëria e Bashkuar, tha King-Smith, po garanton mbështetje domethënese për të mbështetur Shqipërinë pas sulmeve të mëdha kibernetike vitin e kaluar, ne do të jemi gjithnjë krah jush si aleati ynë në NATO, partner dhe mik i ngushtë.

“Dëshiroj t’ju siguroj se Mbretëria e Bashkuar mbetet tërësisht e angazhuar për të përforcuar stabilitetin dhe përparimin e vazhdueshëm të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Tregtia dypalëshe po rritet me shpejtësi, e përforcuar edhe nga Krijimi i Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri, ne po zhvillojmë partneritete në arsim për t’u dhënë më shumë mundësi të rinjve shqiptarë. Shumë prej studentëve të shquar Chevening ndodhen këtu sonte- ju jeni ambasadorët më të mirë të dy vendeve tona. Jam i kënaqur që numri i turistëve britanikë që vizitojnë Shqipërinë tashmë është dyfishuar këtë vit- në zbulim të bukurisë dhe mikpritjes të këtij vendi të mrekullueshëm”, tha ai.

“Kur Kryeministri Rama vizitoi Mbretërinë e Bashkuar në Mars, ne ramë dakord për t’i thelluar marrëdheniet tona edhe më tej. Shpresoj që shumë prej jush do të na bashkoheni gjatë Javës së Kulturës Britanike në fillim të muajit Shtator. Mezi pres të festoj me ju progreset e arritura në lidhjen e të rinjve përmes partneriteteve dhe bursave universitare, përmes turizmit, udhëtimit, përmes mundësive të punësimit dhe tregtisë”, përfundoi ai duke u kërkuar të pranishmëve të ngrenë një gotë dolli për Madhërinë e tij, Mbretin Karl I III-të.

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”