Balluku: Shqipëria, Gjermania dhe Franca marrëveshje financiare për sektorin elektroenergjetik

Shqipëria, Gjermania dhe Franca nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit financiar që do të kontribuojë në fazën e dytë të mbështetjes së sektorit elektroenergjetik shqiptar.


Shqipëria, Gjermania dhe Franca nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit financiar që do të kontribuojë në fazën e dytë të mbështetjes së sektorit elektroenergjetik shqiptar.

Zëvendësministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha në fjalën e saj se “sot jemi për të nënshkruar një marrëveshje financiare që do të kontribuojë në fazën e dytë të mbështetjes së sektorit elektroenergjetik shqiptar, i cili në vitin e fundit është përballur me krizën ekonomike, e cila erdhi edhe nga kriza energjetike duke pasur parasysh agresionin rus në Ukrainë në vitin 2022 dhe duke pasur parasysh që Shqipëria prodhon 100 % energji të rinovueshme, por nga ana tjetër është në varësi të hidrocentraleve”.

“Na është dashur vitin e kaluar të importojmë sasi të rëndësishme për të mos pasur ndërprerje të energjisë për gjithë abonentët tanë, ndaj kemi qenë të ekspozuar ndaj çmimeve të çmendura të tregut elektroenergjetik mbarëbotëror”, tha Balluku.

Ministrja Balluku u shpreh se “ky takim i sotëm është një moment i mirë dhe për të reflektuar, për të bërë një bilanc real të reformës të sektorit elektroenergjetik shqiptar, që me mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës përmes institucioneve të tyre financiare këtu në vendin tonë KfW dhe AFD, por edhe me mbështetjen e të gjithë përpjekjet e ambasadorëve të Gjermanisë e Francës, ka pësuar një transformim rrënjësor vitet e fundit”.

“Kjo reformë i ka hapur rrugë zbatimit të politikave dhe projekteve të reja, të cilat do t’i quaja inovative në fushën e energjisë së rinovueshme, eficiencës së energjisë dhe rimodelimit të tregut të brendshëm vendas. Reforma në sektorin elektroenergjetik ka qenë një ndër më sfidueset. Ndihma e partnerëve të huaj ka qenë vyer dhe jo pa qëllim për realizmin e kësaj reforme u zgjodh instrumenti i huamarrjes bazuar në politika”, tha Balluku.

Sipas saj, një ndër objektivat kryesore të reformës ka qenë ndarja e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Më tej Balluku tha se “bursa energjetike shqiptare do të jetë një garantues i zhvillimit energjetik dhe sigurisht tregtimit të lirë, transparent e të drejtë të energjisë elektrike në Shqipëri”.

“Sot ALPEX numëron 9 operatorë të regjistruar si anëtarë të bursës, ndërkohë që 16 operatorë janë në fazën e vlerësimit dhe 4 institucione bankare kanë shprehur interes për t’u anëtarësuar”, tha Balluku.

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, vijoi Balluku, ka qenë një tjetër kërkesë kryesore e partnerëve në bazë të direktivave europiane, por edhe marrëveshjes për reformën e sektorit.

Ministrja Balluku theksoi se “duke filluar nga 1 janari 2021 të gjithë konsumatorët e lidhur në 35 kV, por edhe një pjesë e atyre të lidhur në 20 kV kanë dalë e furnizohen në tregun e lirë. Gjithashtu edhe konsumatorët e lidhur në tensionin e mesëm janë njoftuar për daljen e tyre në tregun e lirë në janar 2022”.

Balluku bëri të ditur gjithashtu se “në ankandin e parë të prodhimit eolikë kanë marrë pjesë 16 kompani të huaja, 6 prej të cilave janë kualifikuar në fazën e dytë atë të ofertës financiare. Nesër do të kemi hapjen e 6 zarfet ku do të kemi fituesin e ankandit të parë eolik në Shqipëri”.

“Kemi pasur interes nga investitorë vendas e të huaj për të zhvilluar projekte fotovoltaike private me fonde të financuara nga banka të ndryshme dhe për shitje të energjisë në tregun e lirë. Për vitin 2022 sasia e aplikimeve në total arrin në 1.7 gigavat”, tha Balluku.

Ministrja Balluku tha se, “besoj se faza e dytë e kësaj reforme do të jetë një optimalizim i asaj që kemi nisur për ta kthyer sektorin elektroenergjetik shqiptar në një sektor që përmbush kriteret e kushtet e operimit të BE-së”.

Lexo më shumë nga

Hasani takim me homologen belge: Forcim i dialogut politik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot në Bruksel një takim me homologen belge, Hadja Lahbib.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Hasani takim me homologen belge: Forcim i dialogut politik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot në Bruksel një takim me homologen belge, Hadja Lahbib.