Potenciali i turizmit si një shtytës i zhvillimit rural

Shqipëria vitet e fundit ka përjetuar një rritje të ndjeshme të turizmit falë bukurive të saj natyrore, peizazheve, biodiversitetit dhe një tradite të pasur kulinarie me produkte të ndryshme bujqësore.


Nga Etleva Xhajanka, ATSH

Shqipëria vitet e fundit ka përjetuar një rritje të ndjeshme të turizmit falë bukurive të saj natyrore, peizazheve, biodiversitetit dhe një tradite të pasur kulinarie me produkte të ndryshme bujqësore.

Kjo rritje është shoqëruar nga politika të qeverisë që promovojnë ruajtjen e burimeve natyrore dhe biodiversitetit. Një shembull i kësaj përpjekjeje është krijimi në vitin 2023 i parkut kombëtar të lumit të egër Vjosa, i pari i këtij lloji në Evropë që mbrohet nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Flukset turistike hyrëse u dyfishuan në më pak se një dekadë, nga 4 milionë në 2016 në 8,4 milionë në janar-tetor 2023. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se mbi 10 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vend në vitin 2023.

Në një njoftim për shtyp FAO bën të ditur se, “ekonomia vendase dhe infrastruktura e Shqipërisë po stimulohen për të përmbushur kërkesën e këtij numri në rritje turistësh që kërkojnë prodhime më të shumta vendase në nivel sasior dhe cilësor, dhe shërbime të ngjashme. Nxitja e sektorit të agroturizmit është një mënyrë për të adresuar këtë kërkesë, duke krijuar mundësi të reja tregu, duke shfrytëzuar potencialin e tij si nxitës i zhvillimit rural”.

Sipas FAO-s, shumica e objekteve të agroturizmit në Shqipëri bazohen në modelin nga ferma-në-pirun, me ferma të pajisura edhe me restorante që ofrojnë kuzhinë tradicionale. Ruajtja e agrobiodiversitetit, mbrojtja e bimëve autoktone dhe promovimi i praktikave të qëndrueshme dhe tradicionale të prodhimit bujqësor dhe ushqimor janë bërë pjesë integrale e qasjes së agroturizmit.

“Promovimi i agroturizmit të qëndrueshëm midis konsumatorëve urbanë do të katalizojë zhvillimin e sistemeve ushqimore që ofrojnë ushqime ushqyese të rritura nëpërmjet metodave miqësore me mjedisin, duke gjeneruar gjithashtu mundësi për të nxitur zgjerimin ekonomik dhe për të përmirësuar të ardhurat dhe jetesën në zonat rurale.

Zhvillimi i agroturizmit dhe zinxhirët e shkurtër të vlerës si shtytës të zhvillimit rural; synojnë krijimin e një sistemi efektiv të sigurisë ushqimore, veterinare dhe mbrojtjes së bimëve; që garanton përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit; dhe mundëson zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike”, shprehet në njoftimin e saj për shtyp FAO.

Lexo më shumë nga

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…