Pas 57 vjetësh Mossad zbulon detajet: Si u kap Eli Cohen, spiuni më i famshëm i Izraelit

Shefi i Mossad, David Barnea, zbulon mesazhin e fundit të spiunit, para se të kapej dhe ekzekutohej nga Siria


Nga i24News

Agjencia inteligjete izraelite, Mossad, zbuloi për herë të parë të hënën se si një nga spiunët e saj më të shquar, Eli Cohen, u kap në Siri gati 60 vjet më parë.

Shefi i agjencisë David Barnea mori pjesë në inaugurimin e Muzeut Kombëtar të quajtur pas Cohen në Herzliya, Izraeli qendror. Gjatë ceremonisë, Barnea zbuloi telegramin e fundit që Cohen dërgoi në ditën e supozuar të kapjes së tij, 19 janar 1965.

Në këtë mesazh spiuni raportoi për një takim të mbajtur në shtabin e përgjithshëm sirian një natë para arrestimit të tij me pjesëmarrjen e presidentit sirian të asaj kohe Amin Al-Hafiz. Barnea shtoi se arsyeja e arrestimit të Cohen “ka qenë gjithmonë subjekt i polemikave” me spekulimet për spiunin legjendar që shtyhej shumë larg nga kuratorët e tij, gjë që çoi në rreziqe shtesë.

“Po përfitoj nga shenjtëria e këtij vendi dhe kjo ngjarje e veçantë për të zbuluar për herë të parë dhe këtë pas një studimi të thellë që është bërë së fundmi, se Eli Cohen nuk u kap për shkak të sasisë së transmetimeve që bënte, apo për shkak të presioni i ushtruar ndaj tij nga selia për të transmetuar me shumë urgjencë. Eli Cohen u kap vetëm sepse transmetimet e tij u kapën nga armiku, “tha Barnea.

“Eli Cohen ishte një nga luftëtarët më të mirë. Ai vazhdon të ndikojë tek ne dhe të rrënjosë tek ne një shpirt luftarak, kurajo, vlera dhe përkushtim – edhe nga thellësia e historisë. Ai është një burim frymëzimi jo vetëm për luftëtarët e sotëm, por për të gjithë punonjësit e Mossad-it, në rolet e tyre të ndryshme”, shtoi shefi i Mossad.

Telegrami, i cili është mesazhi i fundit që Cohen dërgoi “si njeri i lirë” përpara se të gjykohej dhe ekzekutohej nga autoritetet siriane, do të transferohet në arkivin shtetëror me kopjen e tij të ekspozuar në muzeun e ri.

Shefi i Mossad-it u zotua të vazhdojë të zbulojë detaje rreth operacioneve të Cohen në Siri në 1961-1965 dhe të punojë për sjelljen e eshtrave të tij në Izrael për varrim, gjë që familja e tij është përpjekur ta bëjë për dekada.

Kompanitë shqiptare në fokus të konferencës “Business 2030

Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe Kombet e Bashkuara organizojnë Konferencën “Business 2030”

Global 360

Epoka e post-së vërtetës, “faktet alternative” dhe Kina në lupën e medias

  Nga Dr. Marsela Musabelliu Psikologët përdorin termin “gaslight” (shqipëruar ndriçim/ndezje me gaz) për t’iu.

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Mid’hat Frashëri, diplomat, albanalog dhe antropolog i spikatur

Fjala në përurimin e vëllimit të tetë të veprës së zgjedhur të Mid'hat Frashërit.

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.